Flash News

KRYESORE

Skandali i hotelit në Durrës me pushuesin nga Kosova, pronari e kalon përgjegjësinë te 17 vjeçari: E largova nga puna; reagimet i mirëkuptoj

Skandali i hotelit në Durrës me pushuesin nga Kosova, pronari e kalon

Publikimi i disa mesazheve të shkëmbyera midis një pushuesi nga Kosova dhe punonjësve të hotelit ‘Ylli i Detit’ në Durrës, ka shkaktuar zemërim të madhë në anën tjetër të kufirit. Nga faqja zyrtare e këtij hoteli, pushuesit kosovar i janë dërguar disa mesazhe ofenduese pasi ai nuk rezervoi dhomën për të cilën u interesua.

“Ju jeni racë m*ti dhe racë derri – pak ua kanë serbët”, ishte një prej mesazheve që i mbërriti shtetasit Leutrim B.

Për ngjarjen ka reaguar pronari i hotelit, Indrit Nuredini, i cili në një komunikim me ‘Insajderi’ e kalon përgjegjësinë te recepsionisti 17 vjeçar, të cilin thotë se e ka larguar nga puna. Nuredini thekson se i mirëkupton reagimet nga vëllezërit kosovarë dhe për ngjarjen kërkon falje publike.

“Ne kërkojmë ndjesë publike përsëri. Atë mesazh e ka shkruar një recepsionist i Hotelit, i cili është larguar menjëherë nga puna. Kjo ishte e tëra që mund të bënim, për shkak se ai është vetëm 17-vjecar. Ne e mirëkuptojmë gjithë reagimin e bërë nga vëllëzërit tanë kosovarë, për shkak se ofendimi ka qenë shumë i rëndë. Prandaj, ju lus që të na mirëkuptoni edhe ju neve. Ai ka qenë një i mitur që nuk ka ditur se cfarë po shkruan”, është shprehur Nuredini.

Pronari i hotelit i është drejtuar me anë të një mesazhi edhe pushuesit kosovar, ku i kërkon falje për fjalët e përdorura nga stafi i tij.

Për këtë ngjarje të rëndë, fatkeqësisht të përsëritur në Shqipëri, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten sërish, sepse turizmi në vendin tonë nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë.

“Serbi ju boni pak”; Ministri i Kosovës publikon mesazhin e punonjësit të hotelit në Durrës: Shembull i tmerrshëm. Shqipëria nuk zhvillohet kështu

Leutrimi nga Kosova nuk është “viktima” e vetme e turizmit në Shqipëri; çfarë ndodhi me hungarezen një muaj më parë

Të fundit