Flash News

KRYESORE

Skandali i Olsi Jazexhi në emisionin maqedonas: Shqiptarët nuk kanë ekzistuar kurrë, u krijuan nga turqit

Skandali i Olsi Jazexhi në emisionin maqedonas: Shqiptarët nuk

I ashtuquajturi historian, Olsi Jazexhi ka dhënë një intervistë skandaloze në Maqedoni, të mbushur me deklarata anti-shqiptare dhe teza sllave kundër Shqipërisë dhe Kosovës.

Në emisionin ‘Vo Centar’, Jazexhi ka thënë se Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk ishte shqiptar, por greko-bullgar.

Ai ka shkuar më tej kur ka deklaruar se shqiptarët janë një komb i shpikur nga turqit, ndërsa Kosova ka qenë e banuar nga serbët ortodoksë përpara se të mbërrinte Perandoria Osmane.

Aq anti-shqiptare ishin pretendimet e tij, saqë në një moment gazetari maqedonas e pytetu Jazexhiun nëse ishte vërtet shqiptar.

Disa nga deklaratat e Olsi Jazexhi në emisionin maqedonas:

-Shqiptarët ,si maqedonasit dhe grekët janë kombi i ri. Në kohën kur Skënderbeu zhvilloi luftën nuk ekzistonin shqiptarët.

-‘Albania’ ishte term që i referohej Kroacisë dhe Malit të Zi.

-Përpara ardhjes së Perandorisë Osmane, në Kosovë shumica e njerëzve ishin serb ortodoks, në Maqedoni gjithashtu. Në Shqipëri shumica e tomponimeve janë sllave. Me ardhjen e turqve filloi islamizimi dhe albanizimi.

-Shqiptarët kanë asimiluar sllavët.

-Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllehe.

-Nuk ka tre shtete shqiptare në Ballkan. Kosova është e dominuar nga mafia.

-Ibrahim Rugova ishte një agjent i Vatikanit.

Publikohet video e sherrit në studio/ Olsi Jazenxhi i drejtohet analistit: Ju lebërit i binit gjoksit dhe thonit se jemi turq

Të fundit