Flash News

KRYESORE

Skandali i përgjimeve, Balla kërkon të largojë vëmendjen: Edi do marrë datën e anëtarësimit në BE

Skandali i përgjimeve, Balla kërkon të largojë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga qyteti i Belshit, ku po vijon fushaten elektorale, u ndal te hapja e negociatave të vendit tonë më Bashkimin Europian. Balla tha se kreu i Qeverisë, Edi Rama do të jetë kryeministri i parë që do marrë datën për anëtarësimin e vendit në BE.

“Ata të bëjnë pis dhe ne të pastrojmë. Ata të shkatërrojmë dhe ne të ndërtojmë. Jam shumë krenare që PS, jo vetëm do t’i hapë negociatat për anëtarësim, po edhe Rama do jetë kryeministri që do të marrë datën për anëtarësimin në BE. Ekip më të mirë mes deputetëve dhe kryebashkiakëve nuk do ketë. Tani ftoj Arif Tafanin. Të falenderoj për punën e bërë dhe mos harro se është vetëm fillimi”, deklaroi Balla.

Deklarata e Ballës vjen në një moment që katër shtete të Bashkimit Europian kundërshtojnë hapjen e negociatave për vendin për shkak të luftës së dobët ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.

Të fundit