All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Skandali i policisë në 'Bregun e Lumit', pengon gazetaren të raportojë ngjarjen

All - Paragraf - 1

Një sjellje aspak profesionale dhe në kundërshtim me ligjin kanë treguar dy punonjës policie sot në Tiranë. Gazetarja e ‘News 24’, Dorjana Bezat ndodhej në zonën e Bregut të Lumit për të raportuar përplasjet e policisë me banorët që po u shemben shtëpitë, por është penguar në kryerjen e detyrës.

All - Paragraf - 3

Dy efektivë kanë penguar me trup kamerën dhe nuk kanë lejuar operatorin të filmojë përplasjen. As gazetarja nuk është lejuar që të raportojë me pretendimin se ky vendim ishte marrë për çështje sigurie.

Por ndërkohë që gazetarët nuk lejoheshin të filmonin dhe afroheshin në vendngjarje, qytetarët e tjerë kanë lëvizur të lirë dhe nuk janë penguar nga policia.

Banorët e Bregut të Lumit po kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre pas patur një plan konkret për zhvendosjen e tyre.

Të fundit