Flash News

KRYESORE

Skandali i qeverisë shqiptare, blen avion vetëm për zyrtarët e lartë

Skandali i qeverisë shqiptare, blen avion vetëm për zyrtarët

Nisma Thurje sot ka zbuluar një skandal të madh të qeverisë shqiptare. Me anë të një reagimi në Facebook, kjo organizatë shkruan se qeveria ka blerë një avion për udhëtimet e zyrtarëve të lartë.

Bëhet fjalë për Airbus 319 dhe është pagëzuar me emrin Ismail, bazuar edhe te fotoja që paraqet avionin.

“Të dashur bashkëvuajtës, po ju prezantojmë me avionin personal të qeverisë shqiptare. E lexuat mirë! Qeveria shqiptare ka blerë një avion për veten e vet. Është një Airbus A319, i përshtatur për avion qeveritar, me kushte ultra-luksoze që tani është i parkuar në Rinas. Deri më sot, qeveria, për udhëtimet jashtë shtetit, përdorte avionët e linjave të zakonshme. Por, mesa duket, Kryeministri është mërzitur duke udhëtuar në një avion me popullin, prandaj porositi këtë avion personal vetëm për veten e vet".

Të fundit