Flash News

KRYESORE

Skandali i qumështit me aflatoksinë, Peleshi: Varet çfarë ka konsumuar lopa

Skandali i qumështit me aflatoksinë, Peleshi: Varet çfarë

Pas skandalit të qumështit me aflatoksinë, i cili rrezikon kancer, gazetarja e emisionit BOOM ka pyetur sërish sot ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi.

Sipas tij normat e bërë nga ministria kanë dalë 8 herë më poshtë sa niveli i lejuar në SHBA.  Por analizat e bërë nga BOOM janë bërë në ISUV, që njeh standardin europian dhe jo atë amerikan.

“Normat tuaja të cilat dolën pak mbi nivelin tonë të lejuar ishin 8 herë më poshtë sesa niveli i lejuar i SHBA”, tha Peleshi.

Më tej gazetaria i është drejtuar. “Por më të larta se BE dhe normat e vendosura dhe në legjislacionin tonë”.

“Ishte mbi normë dhe sado të kalojë për ne ndizet sinjali i kuq alerti dhe bëhet kontrolli dhe kompania monitorohet në mënyrë më të shpeshtë. Të dyja kompanitë janë kontrolluar përsëri dhe përgjigjet zyrtare kanë dalë brenda normës. Aflatoksina siç e kam shpjeguar edhe më parë, nuk shfaqet….po u shfaq njëherë pastaj do ta kesh gjithmonë! Jo! Varet çfarë ka kosnumuar lopa atë ditë. Ajo që keni konstatuar ju është një çedim i një momenti që është korrigjuar të nesërmen. Do vazhdojmë të bëjmë këtë që kemi filluar. Kontroll pa kompromis. Kemi mbyllur 11 fabrika të përpunimit të qumshtit. Do fillojmë një kontroll nga i cili nuk shpëton dot asnjë fabrikë sepse do të jetë një kontroll i nënprodukteve të qumshtit në raftet e supermarketeve. Fabrikat e mëdha janë tjetër histori, kanë një standard, kanë investuar për të blerë aparate për matjen e aflatoksinën. Kur kemi kapje nga kontrolli i inspektorëve tanë jo vetëm penalizojmë prodhuesin, por çojmë në prokurori sepse siguria ushqimore është pjesë e sigurisë kombëtarë”, është shprehur Peleshi.

Të fundit