Flash News

KRYESORE

Skandali i Taulant Ballës, votoi në emër të Genc Pollos dhe Andon Frrokajt për Prokuroren e Përgjithshme

Skandali i Taulant Ballës, votoi në emër të Genc Pollos dhe

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është kapur në flagrancë duke manipuluar votimin në sallën e Kuvendit për Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme

Siç shihet nga kjo foto, por edhe nga procesverbali i votimit, rezulton se deputetët e PD, Genc Pollo dhe Andon Frrokaj kanë marrë pjesë në votim, por në të vërtetë ka qenë e kundërta. Si Pollo ashtu edhe Frrokaj kanë bojkotuar së bashku me pjesën tjetër të opozitës.

“Këta falsifikojnë edhe emrin e tyre !!! Jo më votën time!!! Votimi i Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm i paligjshëm e i pavlefshëm” denoncon Pollo.

“Sot akti i zgjedhjes se PPP (prok perkohshem i pergj) pervecse nje puc kushtetues ishte dhe nje proces i falsifikuar. Te pakten ne dy raste deputetet e Partise Socialiste kane marre kartat dhe kane votuar duke e zhytur akoma dhe me shume ne paligjshmeri dhe antikushtetuetshmeri kete proces. Ky proces nisi dhe bitisi si i pavlefshem”, shkruan deputetja Jorida Tabaku.

Të fundit