Flash News

KRYESORE

Skandali i të dhënave nuk e ndaloi Facebook-un, të ardhurat u rritën me 11.9 miliardë dollarë

Skandali i të dhënave nuk e ndaloi Facebook-un, të ardhurat u

Në mars të këtij viti, u zbulua skandali masiv i Facebook në lidhje me përdorimin e të dhënave të 87 milionë përdoruesve, përfshirë edhe firmën konsulente Cambridge Analytica.

Mirëpo pavarësisht këtij skandali, pas të cilit pritej një rënie e të ardhurave të Facebook, ka ndodhur e kundërta.

Të ardhurat nga shitjet tremujore të rrjetit social janë rritur me 11.9 miliardë dollar në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me 8 miliardë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Pavarësisht përballjes me sfida të rëndësishme, komuniteti dhe biznesi ynë kanë pasur një fillim të fuqishëm në vitin 2018”, ka thënë shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg.

Ai gjithashtu është shprehur se Facebook po rishikon më në thellësi përgjegjësitë që ju takojnë, lidhur me privatësinë e të dhënave.

“Kompania po bën një rishikim më të gjerë të përgjegjësisë sonë”, shtoi Zuckerberg.

Të fundit