Flash News

KRYESORE

Skandali i tenderit korruptiv në Zimbabve, reagon biznesmeni shqiptar: Janë të gjitha trillime! S'jam unë Ilir Dedja

Skandali i tenderit korruptiv në Zimbabve, reagon biznesmeni shqiptar:

Biznesmeni shqiptar, Klodian (Mirel) Mërtiri ka reaguar për herë të parë pas akuzave ndaj tij nga Partia Demokratike si i përfshirë në një skandal korrupsioni me një tender 60 milionë dollarë për pajisjet mjekësore kundër COVID-19 në Zimbabve.

Përmes një deklarate për media, Mërtiri hedh posht akuzat e PD-së duke i cilësuar ato si të pabaza, si dhe sqaron se ai nuk është Ilir Dedja. Po ashtu, Mërtiri mohon kategorikisht të ketë lidhje me këtë kontratë korruptive. Biznesmeni thekson se nuk ka asnjë lidhje me kontrata të dyshimta për të cilat u arrestua dhe lirua në shtetin afrikan me garanci pasurore 50 mijë dollarë dhe ministri i Shëndetësisë atje.

Por në sqarimin e tij publik, sa i takon fotografisë së tij- ku shfaqej në krah të Presidentit të Zimbabvesë- biznesmeni shqiptar deklaron se nuk ka asnjë lidhje me kontratën dhe se po përdoret qëllimisht për të krijuar skandal.

"Duke marrë shkas nga shumë publikime të bëra së fundmi në portale, media të shkruara dhe vizive, lidhur me emrin tim, unë Mirel Mertiri i datëlindjes 08/08/1978 deklaroj në përgjegjësinë time të plotë, se të gjitha spekulimet lidhur me implikimin tim në kontratën e përfolur në Zimbabve mes kompanisë Zviceriane Drax Consult Sagl dhe Natpharm janë të pavërteta. Fotografitë e mia të publikuara gjerësisht në media, nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë, por është përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin tim. Unë nuk jam Ilir Dedja. Ditën e sotme kam ngritur Padi Penale për disa nga mediat të cilat kanë cenuar me dashakeqësi dinjitetin dhe integritetin tim me publikimet e tyre krejtësisht të pabaza", thuhet në reagimin e Mirel Mërtirit.

Të fundit