Flash News

KRYESORE

Skandali i Veliajt, Ardit Gjoklajn nuk e pranon as në foto, dërgon policët ta largojnë nga sheshi

Vrasja e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës nuk është një nga temat ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, preferon të pyetet dhe të japë llogari. Ai ka shkuar sot shumë larg me veprimin e tij, kur dërgoi policët bashkiakë për të larguar nga sheshi ‘Skënderbej’ foton e të ndjerit.

Ishin protestues të opozitës ata që shpalosën një foto gjigante përpara bashkisë së Tiranës, të cilën e bëjnë përgjegjëse për vrasjen e 17 vjeçarit.

Ky veprim ka hasur në kundërshtimin e kryebashkiakut Veliaj, i cili ka urdhëruar heqjen e menjëhershme të fotos. Policët e bashkisë, të gjendur në vështirësi për të zbatuar urdhrin, nuk kanë dhënë asnjë koment përpara kamerave por kanë kërkuar nga organizuesit e protestës që t’i drejtohen zyrës së shtypit të bashkisë Tiranë.

Të tjera nga protesta

‘AA 003 GB’ niset nga Vlora për në Tiranë, qytetarët gati për protestën

Video/Policia presion protestuesve, në Shkodër ngrihet postbllok nga FNSH për të kontrolluar qytetarët

Protesta e opozitës, si u pasqyrua sot në faqet e para të gazetave

Porositë e fundit, Fatmir Xhafaj fotografohet në shoqërinë e kreut të Gardës së Republikës  

 

Të fundit