Flash News

KRYESORE

Skandali/ Kreu i Dhomës së Tregtisë në konflikt të hapur interesi; për të mbrojtur bashkëaksionerin e kullës në Tiranë, quan kuksianet vandalë

Skandali/ Kreu i Dhomës së Tregtisë në konflikt të

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka ka dalë sot në një konferencë për mediat duke kritikuar banorët e Kukësit që u ngritën kundër taksës së lartë të ‘Rrugës së Kombit’. Jaka e konsideroi veprimin e qytetarëve “akt vandal që ka shkatërruar pasurinë private”.

Jaka mohoi se sot në Shqipëri ekzistojnë oligarkë.

“Nëse ne i hidhemi në sulm një investuesi, atëherë ne marrim vetmë një anë. Sot nuk ka oligarkë, por janë sipërmarrës që kanë vepruar edhe më parë”, deklaroi kreu i Dhomës së Tregtisë.

Por Nikolin Jaka është tërësisht në konflikt të hapur interesi në këtë çështje, pasi ai është bashkëaksioner në një tjetër projekt me Shefqet Kastratin, biznesmeni që ka marrë me koncesion mirëmbajtjen e ‘Rrugës së Kombit’.

Jaka dhe Kastrati janë bashkëaksionerë në kullën 134 metra të lartë që ka nisur të ndërtohet në Tiranë, në ish-parkun ‘7 xhuxhat’. Nikolin Jaka zotëron 30% të aksioneve në këtë kullë, 35% zotërohen nga Shefqet Kastrati dhe 35% nga Samir Mane.

Shqiptarët kundër mbytjes me taksa. Reagojnë pedagogë, aktivistë dhe gazetarë: Model ekonomik psikopat; Poshtë oligarkët e majmur me gjakun tonë

Të fundit