Flash News

KRYESORE

Skandali me dopingun, Federata Europiane e Peshëngritjes penalizon Shqipërinë në kampionatin e shtangës

Pas skandalit me dopingun, Federata Europiane e Peshëngritjes ka penalizuar Shqipërinë. Sipas vendimit të Federatës, Shqipëria do të penalizohet nga  organizimi i kampionatit të shtangës, i cili do të mbahet në fund të marsit.

"Fatkeqësisht, Bordi Ekzekutiv i FSHE-së dha dorëheqjen për shkak të problemit të dopingut dhe WF Shqiptare nuk mund të organizojë kampionatin në fund të marsit. Prioriteti ynë parësor është organizimi i kompeticionit në kohën e përcaktuar më parë, pra nga 26 marsi deri në 1 prill. Ndaj, Federata Europiane e Peshëngritjes po negocion me disa vende anëtare për të vendosur vendin e ri organizator. Do t’iu njoftojmë për zhvillimet e reja në vijim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes.

 

Të fundit