Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandali me draftet "antishpifje”: asnjë studim mbi median për ligjet; “fshihen” pas modelit kroat
Elvin Luku
Takimi i katërt konsultativ i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare dhe Ministrisë së Drejtësisë me grupet e interesit për dy draftligjet e “paketës antishpifje”, përfundoi me një përplasje mes drejtuesve të këtij procesi.
Shkak për këtë janë bërë kërkesat në tryezë të përfaqësuesve të medias, konkretisht BIRN Albania rreth përputhshmërisë së draftligjit me modelin kroat, sikurse është pretenduar në njoftimet zyrtare (AMA, Diskutimet e përmbledhura dt.27 dhjetor 2018) dhe kritikës për hartimin e një drafti të pabazuar një studim të tregut, që kanë prodhuar sanksione abuzive për mediat online, ngritur nga Qendra Shqiptare MediaLook.
Në përgjigje të këtyre kërkesave zv/Ministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo, është shprehur se përfaqësuesit e mediave duhet të kishin lexuar më parë relacionin e drafteve, pasi aty do të mund të merrnin informacione rreth të përbashkëtave mes modelit shqiptar të medias dhe atij kroat, një dokument i cili edhe pse faza e konsultimeve publike është përmbyllur tashmë, nuk u ka mbërritur mediave dhe organizatave që operojnë në këtë fushë. Kjo ka mjaftuar që mes përfaqësuesve të dy institucioneve bashkëhartuese të këtij drafti Ministrisë së Drejtësisë dhe AMA-s të përdoreshin deklarata me tone ultimative apo përgjigje me theks të pavarësia institucionale.
MediaLook ka arritur të sigurojë një kopje të relacioneve për të dyja projektligjet, në të cilën thuhet se përpiluesit e draftit kanë shqyrtuar një sërë eksperiencash në vendet e BE-së, por kanë zgjedhur të ndjekë modelin kroat, megjithëse në asnjë rresht nuk përmenden të përbashkëtat që ka peizazhi mediatik tradicional e online në Kroaci me atë në Shqipëri:
“Gjatë përgatitjes dhe hartimit të dispozitave konkrete të këtij projektligji është marrë si model veçanërisht ligji kroat “Për mediat elektronike”, i cili që në nenin 1 të tij parashikon se ky ligj rregullon të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e personave juridikë dhe fizikë, të cilët ofrojnë shërbime mediatike audio dhe audiovizuale dhe shërbimet e publikimeve elektronike nga rrjetet e komunikimit elektronik, duke vijuar më pas rregullimin e veçantë të secilit shërbim në dispozita konkrete të ligjit.
…Ndjekja e modelit të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, siç është Kroacia, për hartimin e këtij projektligji, por duke e përshtatur me kontekstin shqiptar është një argument tjetër bindës, që vërteton që me miratimin e këtij projektligji Shqipëria është në të njëjtën linjë zhvillimi me vendet e tjera të BE-së dhe nuk është në shkelje të legjislacionit komunitar.” ,- thuhet në relacionin e draftit “Për mediat audiovizive“.
Gjithashtu, sikurse është shprehur shqetësimi dhe në tryezat konsultuese nga ana e përfaqësuesve të medias, MediaLook, vëren se as në relacionin bashkëlidhur këtyre drafteve nuk përmendet ndonjë studim, statistikë apo rast konkret, mbi të cilat është ndërtuar kjo bazë ligjore që ka prodhuar dhe gjoba irracionale ku mediat online gjobiten më shumë se televizionet kombëtare për të njëjtin lajm të publikuar, të cilat, sikurse është analizuar dhe më herët, prodhojnë censurë të medias dhe fjalës së lirë.
Ajo që bie tjetër në sy në këto relacione për të dy projektligjet, që cenojnë drejtpërdrejtë dhe kushtetutën, është fakti se ato janë hartuar nga grupe pune të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ekspertë të fushës, pa evidentuar se cilët janë këto ekspertë qoftë të medias, teknologjisë së informacionit apo ata ligjorë.
Gjithashtu, për një çështje kaq sensitive si ajo e lirisë së medias, vërehet dhe mungesa e ekspertëve ndërkombëtarë të OSBE-së apo BE-së, një problematikë kjo e evidentuar edhe në letrën e Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, i cili ofroi asistencën e OSBE-së për normalizimin e tregut pa dëmtuar lirinë e medias.
Më herët, pas thirrjes së OSBE-së, katër ndër organizatat më të mëdha ndërkombëtare për lirinë e medias dhe gazetarëve, si Reporterët pa Kufij, Qendra Europiane për Lirinë Mediatike, Federata Europiane e Gazetarëve dhe PEN International i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të heqë dorë nga dy draftligjet e propozuara nga shteti për rregullimin e medias online dhe regjistrimin e detyrueshëm të tyre.
Këtij apeli i janë bashkuar edhe shtatë organizatat jofitimprurëse që përfaqësojnë gazetarët dhe ekspertë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilat “besojnë se të dy projektligjet, në formë dhe në frymë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Të Drejtën Europiane, ndaj duhet të tërhiqen”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38