Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Skandali me firmën ‘DH Albania’, jep dorëheqjen kreu i OST-së, në vend të tij ish-drejtori i Top Channel
Jep dorëheqjen kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci.
Vendimi i tij vjen pak kohë pas publikimit në media të skandalit me falsifikimin e dokumenteve të firmës ‘DH Albania’.
Kujtojmë se kjo komani, e cila do ndërtonte lotin e parë të Unazës së Re, mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjetike, ndërsa tenderi u anulua vetëm pak ditë më vonë.
Gradeci njihej dhe si krahu i djathtë i ish-ministrit të Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknurit.
Në vend të tij, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka emëruar drejtor Skerdi Drenovën, një emër jo pak i panjohur.
Ai njihet si një nga ish zv.drejtorët e Top Channel i cili pas dorëheqjes nga ky televizion, në vitin 2015 u emërua nga kryebashkiaku Erion Veliaj në krye të Inspektoratit Ndërtimor në Tiranë.