Flash News

KRYESORE

Skandali me kompaninë tek Unaza e Re, Kryemadhi ‘mallkon’ Ramën: Mos u ngopsh, e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1 mijë familjeve

Skandali me kompaninë tek Unaza e Re, Kryemadhi ‘mallkon’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas lajmit për kompaninë që tregon se kompania Dunwell Haberman fitoi tenderin për ndërtimin lotit të parë të Unazës së Re prej 18 milionë eurosh pas falsifimit të dokumenteve.

Kryemadhi i bën thirrje kryeministrit që të mos i dërgojë në offshore, këto para por t’ua jap qytetarëve.

Kryetarja e LSI-së, thotë se është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit

Tani e kuptoj ku shkojnë paratë! 🤔😰

E kuptoj edhe pse mbllaçitet kur i themi që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së Re!

Bëje zemren gur, mos i dërgo në offshore, por jepja qytetarëve të tu, që kanë 27 vjet që paguajnë drita, ujë dhe taskat që ti ke rritur.

ATA i dhane vlere tokës aty!

Është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate.

Turp, mos u ngopsh!

 

Të fundit