Flash News

KRYESORE

Skandali me makaronat e skaduara në çerdhe, pedagogu apel deputetëve: Nëse s'reagoni, më mirë mos t’ju kemi fare

Një investigim në emisionin ‘Stop’ në tv Klan ka ngjallur frikë dhe panik te prindërit, të cilët dërgojnë çdo ditë fëmijët e tyre në kopshte dhe çerdhe.

Pas zjarreve dhe shpërthimeve nga bombolat e gazit, tashmë pasigurisë i shtohet edhe ushqimi i skaduar.

Nga një investigim i publikuar ditën e djeshme, rezultoi se në një magazinë të Roskovecit shiteshin makarona të skaduara për fëmijët e çerdheve.

Pedagogu dhe aktivisti i njohur, Erion Kristo ka apeluar deputetët e Kuvendit shqiptar që të reagojnë për këtë ngjarje dhe të marrin masat e menjëhershme para se të ketë pasoja të rënda te të vegjlit.

Reagimi:

Thirrje per deputetet e Kuvendit!

Emisioni Stop ne sezonin e ri e nisi me denoncimin e nje situate ku individe te paskrupullt shesin ushqime te skaduara, madje per femijet e cerdheve. Ju si deputete duhet te ushtroni atributet qe u jep ligji, qofte ne kontrollin e veprimtarise se institucioneve, qofte ne pergatitjen e nismave ligjore. Para pak ditesh AKU bllokoi nje sasi prej 33 tone ushqimesh te skaduara dhe ceshtja u mbyll me nje gjobe. Kjo eshte teresisht e papranueshme. Duhet te rishikohet urgjentisht legjislacioni. Kjo nuk eshte shkelje administrative, por genocid, terrorizem, vrasje e shumefishte. Ky krim i rende konsumohet rendom ne vendin tone ku fallsifikohet cdo gje. Ate pune qe ben nje institucion mediatik mund ta beje shume mire nje institucion i specializuar. Emisioni i djeshem tregon deshtimin total te shtetit.

Personalisht kam shume vite qe reagoj, protestoj, shkruaj e flas per nje ceshtje te tille, prandaj askush nuk mund te me akuzoje si i ketij apo atij. Jam thjesht i shqetesuar per femijet e mi dhe veten time. Kete ndjenje duhet ta kene te gjithe njerezit.

Ne e dime qe ka deputete te padenje per kete emer, por nese te gjithe jeni te tille, me mire te mos ju kemi fare.

Edhe ju njerez duhet te ndani prerazi dashurine per femijet tuaj nga dashuria per partine. Nga reagimi juaj varet reagimi i shtetit

Mos qendroni indiferente. Ushtroni presion mbi gjithe perfaqesuesit tuaj qe i keni zgjedhur me vote. Duhen zgjidhje urgjente.

Të fundit