Flash News

KRYESORE

Skandali me ministren Balluku, i anulon papritur takimin ambasadorit norvegjez

Skandali me ministren Balluku, i anulon papritur takimin ambasadorit norvegjez

Një rast jo i denjë për një institucion shtetëror është shënuar sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në mënyrë të papritur është anuluar takimi i paracaktuar mes ambasadorit norvegjez për Shqipërinë dhe Kosovën, Strand Sjaastad dhe ministres Belinda Balluku, raporton ‘Ora News’.

Mësohet se ai është paraqitur në ambientet e ministrisë, por iu komunikua për motive ende të paqarta vendimi i anulimit të takimit mes tij dhe ministres.

Ambasadori i Norvegjisë në Shqipëri dhe Kosovë, Sjaastad ofron mbështetje për studentët shqiptarë me bursa. Ai është i angazhuar edhe për mbështetjen e zhvillimit të energjisë së pastër të rinovueshme.

Të fundit