Flash News

KRYESORE

Skandali me ndërtimet në Tiranë, Kulluri: Përgjegjësia bie mbi qeverinë! Veliaj të shpjegoi nëse paratë vijnë prej krimit dhe korrupsionit

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka reaguar përsa i përket skandalit me ndërtimet në kryeqytet, ku sipas raportit të “Global Initiative against Transnational Organized Crime”, 1.6 miliardë euro u pastruan brenda 3 viteve.

Kulluri i ka kërkuar kryebashkiakut Veliaj të shpjegoi nëse paratë me të cilat po ndërtohet janë apo jo “para oligarkesh apo krimi e korrupsioni”.

“Nese “shkelqimi” i rrugeve dhe shkollave e parqeve apo ujesjellesit te Tiranes vjen prej parave te pista kjo eshte nje turp i paprecedente dhe jo sukses i bashkise Tirane!”, vijon më tej Kulluri, duke shtuar se “pergjegjesia kryesore bie drejteperdrejte mbi qeverine dhe ministrine e financave”.

Reagimi i plotë i Kullurit:

Tani “Lali Eri” qe mburret me taksat e mbledhura nga ndertimi duhet te shpjegoje nese keto para me te cilat po investohet ne vepra publike ne Tirane jane “para oligarkesh apo krimi e korrupsioni”!

Nese raporti i meposhtem i financuar nga gjeveria gjermane nuk pergenjeshtrohet me fakte, do te thote se jo vetem eshte kriminalizuar sektori i ndertimit por me keq akoma investimet publike ne kryeqytet!

E logjikisht asgje pervec “parase se piset” nuk mund te paguaj disafishimin e takses se ndertimit nga 4% e kostos se nje pallati ne 8% te cmimit te shitjes! Nese “shkelqimi” i rrugeve dhe shkollave e parqeve apo ujesjellesit te Tiranes vjen prej parave te pista kjo eshte nje turp i paprecedente dhe jo sukses i bashkise Tirane!

Por pergjegjesia kryesore bie mbi qeverine dhe ministrine e financave drejteperdrejte! Ligji Per Parandalimin e Parave dhe drejtoria perkatese ne kete ministri kane gjithe instrumentat ligjore per te ndaluar pastrimin e parave te pista ne ekonomi! Nje shtet i kriminalizuar eshte nje shtet i deshtuar!

Rama mund te kerkoje te takoje Lukashenkon por si shefi i nje shteti mafioz nuk ka cfare te flase me te!

Të fundit