Flash News

KRYESORE

Skandali me plehrat në Durrës, Rama ‘kapet’ me median: Mjaft me lajme të rreme, jo më mbetje urbane në asnjë zonë të bashkisë

Skandali me plehrat në Durrës, Rama ‘kapet’ me median:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon situatës shqetësuese me plehrat në qytetin bregdetar të Durrësit, që po vijon të jetë prezent prej ditësh.

Rama i ka cilësuar lajme të rreme informacionet e qarkulluar së fundmi në media dhe thekson në një reagim në rrjetet sociale se banorëve duhet t’u bëhet e qartë se s'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë periudhë.

“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t'u thonë durrsakëve se s'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!”, shkruan Rama.

Kujtojmë se nga pamundësia për të gjetur një vend për hedhjen e mbetjeve urbane ka bërë që Këshilli Bashkiak i Durrësit të shpallë 5 ditë më parë gjendjen e emergjencës mjedisore.

Të fundit