Flash News

KRYESORE

Skandali me pronat në Lezhë, flet denoncuesi: Toka ime u grabit për 50 vota

Skandali me pronat në Lezhë, flet denoncuesi: Toka ime u grabit

Një prej denoncuesve të skandalit të pronave në Lezhë, Ardian Mlika ka deklaruar se toka i është grabitur kundrejt votave dhe rryshfeteve të ndryshme.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, pohoi se zotëron rreth 1 milionë m2 tokë në zonën e Kune Vain duke shtuar se nga kjo tokë ka marrë vetëm 208 mijë m2, ndërsa i janë tjetërsuar rreth 300 mijë 2 tokë.

Janë vjedhur dhe tjetëruar. Ne kemi një trashëgimi në Vain të Lezhës, ku me dy vendime, na ka njohur sipërfaqet 208 dynym, ndërsa pjesa tjetër është në proces të marrjes, por na e kanë tjetërsuar pronën. Sipërfaqja e tjetërsuar është janë rreth 300 mijë metër katror. Pronat i kanë marrë me 50 vota, njeri një apartament, ndërsa i treti kishte paguar pesë milion lekë dhe e morrën tokën. Shteti ma ka marrë tokën dhe shtetit do ja marrë. Po qe e nevojëshme dhe me pushkë do ta marrim tokën”, ka deklaruar Mlika.

Gjithashtu, Mlika theksoi se pret nga gjykata që t'i rikthej pronat e tjetërsuara.

Të fundit