Flash News

KRYESORE

Skandali me raportin sekret: Doli dy ditë para publikimit nga Venecia

Sot pasdite, në disa media u shpërnda raporti i Komisionit të Venecias për ligjshmërinë e vendimit të presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve. Në të ka dy detaje që bien në sy: së pari, Venecia rekomandon që raporti të publikohet me datën 29 shtator, pra të hënën dhe jo sot.

Së dyti, raporti është i klasifikuar që nënkupton se institucionet duhet të mos e publikojnë për publikun e gjërë. Nuk dihet se kush e ka publikuar dhe cili ka qenë qëllimi tij/saj. Në këtë rast kemi të bëjmë me shkeljen e ligjit – argument, i cili do të përdoret edhe nga stafi i presidentit Ilir Meta.

Ne konkluzionet perfundimtare, raporti shkruante "shtyrja e zgjedhjeve pa një bazë të qartë ligjore, është tejkalim i Kushtetutës, por jo shkak për shkarkimin e Presidentit”.

Eksponente te PS, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali u shprehen menjehere se presidenti duhet te jape doreheqjen pasi ka shkelur ligjet me vendimin e tij per zhdekretimin e 30 qershorit dhe caktimin e dates 13 tetor per organizimin e zgjedhjeve lokale.

Raporti i plote: ketu.

Të fundit