Flash News

KRYESORE

Skandali me ‘Shtëpinë e Foshnjës’ në Vlorë, reagon Avokatja e Popullit: Ka raste edhe më të rënda, kjo është zgjidhja për shtetin

Pak ditë pas publikimit të një video-skandali, ku punonjëset e “Shtëpisë së Foshnjës” në Vlorë dhunojnë fizikisht dhe verbalisht të miturit, që strehohen në këtë institucion, vjen reagimi i Avokates së Popullit, Erinda Ballanca.

E ftuar në emisionin “Mbrëmje në ABC News”, me gazetaren Mirela Milori, Ballanca tregon se janë konstatuar raste edhe më të rënda se ajo në Vlorë. Ajo i bën një sugjerim instancave shtetërore, se si mund të shmangen raste të tilla të rënda.

“Ne kemi rekomandime dhe gjetje të akteve të dhunës (verbale, bullizmit) apo edhe më të rënda se në rastin e Vlorës, në të gjitha shtëpitë e kujdesit për fëmijët nga 0-6 vjeç, dhe për ata nga 6-18 vjeç, por zgjidhja e parë është mos qëndrimi i këtyre fëmijëve për një kohë të gjatë në të njëjtin ambient, pasi kjo krijon mundësi më të mëdha për keqtrajtim ose neglizhencë”, u shpreh Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Të fundit