Flash News

KRYESORE

Skandali me të dhënat e prindërve, PD thirrje institucioneve: Reagoni menjëherë!

Skandali me të dhënat e prindërve, PD thirrje institucioneve:

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka ndërmarrë një fushatë për mbledhjen e të dhënave të të gjithë prindërve; përfshirë emër, mbiemër, numrin e kartës së identitetit dhe numrin e celularit.

Urdhërin e Ministrisë së Arsimit, Partia Demokratike e konsideron skandaloze pasi sipas saj këto të dhëna do të përdoren për fushatë nga Partia Socialiste.

Në një dalje për median, deputetja Albana Vokshi e konsideron të paligjshëm këtë urdhër, që sipas saj ka dalë nga zyra e Ramës, si dhe i kërkon institucioneve që të reagojnë.

“Qeveria po i mbledh këto të dhëna për t’i përdorur ato në zgjedhje, me identifikimin dhe pastaj presionin për blerjen e votës. PD prej mbrëmjes së djeshme shprehu shqetësimin pas disa denoncimeve të prindërve. Pse po kërkohen këto të dhëna. Në emailin e dërguar drejtorive të arsimit dhe dërguar më pas në të gjitha shkollat e vendit, thuhet që brenda datës 10 maj formulari duhet të jetë i plotësuar pa gabime. Urdhëri i Edi Ramës dhe Lindita Nikollës shkel haptazi Kushtetutën, ligjin për të dhënat personale, pa ditur qëllimin pse dhe pa pëlqimin e prindërve. Nikolla duhet të tregojë në mënyrë urgjente pse kërkon të dhënat”, u shpreh Vokshi.

Më tej, deputetja demokrate u shpreh se PD u bën thirrje prindërve të refuzojnë që të japin të dhënat e tyre pasi mund të keqpërdoren. Vokshi i bëri thirrje dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personal si dhe Prokurorisë që të reagojë për ruajtjen e privatësisë.

Të fundit