Flash News

KRYESORE

Skandali me tenderin e uniformave të policisë, kallëzimi në SPAK zbardh aferat korruptive: Xhaçka e Lleshaj pjesë e skemave mafioze

Grupi parlamentar demokrat ka kallëzuar në SPAK ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhacka, për skandalin e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit. Në kallëzimin e bërë nga ana e grupit parlamentar demokrat thuhet se dy ministrat e qeverisë kanë kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës apo afera korruptive.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, ministri Sandër Lleshaj akuzohet për 5 vepra penale, duke nisur nga korrupsioni i funksionarëve të lartë shtetërorë.

Fituese e tenderit, të zvarritur për gati një vit, është kompania D&E shpk, me një oferte prej 26 milionë dollarësh, 5 milionë dollarë më shumë se kompania turke, Genç Taahhüt Giyim.

Sipas deputetëve të opozitës, në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave ishin 3 anëtarë, të cilëve iu bë presion që të skualifikohej kompania e renditur e para, e cila plotësonte të gjitha kriteret, dhe që ofronte edhe 5 milionë dollarë më pak, miërpo për të shtypur rezistencën e tyre në këtë komision u shtuan papritur edhe dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim, duke e çuar numrin në pesë persona.

“Nga ana e Drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar, Edlira Naqellari, nën bekimin e Sandër Lleshajt, komisionit i janë ofruar para për të skualifikuar firmën e kualifikuar si e para, por pasi një pjesë e tyre kanë vendosur që të mos e shkelin ligjin, Edlira Naqellari bashkë me Sandër Lleshajn kanë vendosur të shkrijnë Komisionin”, shprehen deputetët opozitar.

Më pas gara u zhvillua me një komision prej tre anëtarësh duke shpallur fituese kompaninë D&E shpk e cila kishte dhe vlerën më të lartë të ofruar, çka sipas deputetëve është provë e qartë se fituesi ka qenë i paracaktuar.

Në kallëzimin zbulohet se grabitja e parave për qepjen e uniformave të policisë mund të jetë më shumë se 11 milionë dollarë, pasi nga D&E shpk është ofruar 51,5% të fondit limit pre 28 milionë dollarësh dhe kontrata duhet të lidhej me rreth 14 milionë dollarë. Nga tenderat e Ministrisë së Brendshme deri ato të Ministrisë së Mbrojtjes dyshohet se në 8 vite janë përfituar mbi 100 milionë dollarë nga kompani që kanë qenë të paracaktuara si fituese.

Letra e Grupit Parlamentar Demokrat:

Grupi Parlamentar Demokrat akuzon Lleshajn për: “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 244;

1. “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245;

2. “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248;

3. “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” parashikuar nga neni 258;

4. “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 259;

  1. “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260.

    6. “Më datë 11.05.2020, u zhvillua procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet me fond limit: 2,800,347,570 lekë të reja pa TVSH apo 27 milionë euro me TVSH. Fituesi i paracaktuar, ishte firma “D&E” sh.p.k. e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliard lekë më tepë se operatori i klasifikuar si i pari. Sandër Lleshaj ishte i vendosur që në kundërshtim me ligjin ta shpallte fitues. Skandali merr përmasa edhe më mëdha. Kjo për vetë faktin se tenderi është mbajtur në datë 11.05.2020 dhe sipas ligjit, klasifikimi duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë fituesi është publikuar online më datë 14.07.2020″

    7. Në fillim të procedurës në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave ishin 3 anëtarë të cilëve u bë presion që të s’kualifikohej kompania e parë e renditur e para, e cila plotësonte të gjitha kriteret, ka ofruar edhe 5 miliard lekë më pak. Si pasojë e rezistencës së një pjese të këtij komisioni për të shkelur ligjin, në këtë komision u shtuan papritur dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim, duke e çuar numrin në pesë persona. Nga ana e Drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari, nën bekimin e Sandër Lleshajt, këtyre personave të komisionit u janë ofruar para për të skualifikuar firmën e kualifikuar si e para, por pasi një pjesë e tyre kanë vendosur që të mos e shkelin ligjin, Edlira bashkë me Sandër Lleshajn kanë vendosur të shkrijnë Komisionin. Krejt papritur një nga anëtarët e komisionit dha dorëheqjen më datë 9.06.2020 në mes të procedurës pa asnjë shpjegim.

  2. Edlira Naqellari dhe Sandër Lleshaj kanë ushtruar një presion të jashtëzakonshëm ndaj pjesëtarëve të komisionit që të skualifikohej kompania e parë dhe të fitonte kompania e përzgjedhur nga Sandër Lleshaj, “D&E” sh.p.k. Por, në fakt, provat dhe të dhënat janë kokëfortë pasi firma e klasifikuar e para, e quajtur Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti., i plotësonte të gjitha kriteret dhe kushtet e tenderit dhe për më tepër ka ofruar 5 miliard lekë më pak se firma që do të shpallë Sandër Lleshaj si fituese.

    9. Kompania “D&E” sh.p.k., nuk plotësonte një sërë kushtesh teknike, dhe ka mungesë dokumentacioni të theksuara falsifikuar dhe dokumentacionin e paraqitur. Mjafton kaq, që kjo kompani jo vetë të mos fitonte tenderin, por edhe të ndiqet penalisht. Gjithçka që po përmendim është lehtësisht e verifikueshme dhe e shkruar e zeza në të bardhë.

    10. Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari, nën derigjimin e “mjeshtrit të lekut” Sandër Lleshaj, ia arritën të gjejnë kamikazin e tretë të komisionit që me votën e tij do u sigurojë atyre “fitoren” e kompanisë “D&E” sh.p.k. plot 5 miliard lekë që do të futen në xhepin e qeverisë Rama. Tashmë që komisioni përbëhej nga 5 anëtarë, kompania “D&E” sh.p.k do ti duheshin minimalisht 3 vota për të arritur “fitoren”-thuhet në kërkesë.

    11. SKANDALI ME TENDERIN TË UNIFORMAVE TË POLICISË TË SHTETIT

    12. Ministria e Brendshme ishte e parapërgatitur dhe e vendosur për të grabitur hapur vlerën e 500,000,000 lekë. Nga Tenderi i hapur “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në fondin limit: 2.800.347.570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar më datë 11.05.2020

    13. Dyshohet se nëpërmjet përdorimit të skemës “mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi, grabitja nga uniformat dhe këpucët, etj. të Policisë së Shtetit, mund të shkojë dhe në 1,157,815,852 lekë “Vjedhje nërrethana cilësues”

    14. TENDERI! Data e hapjes: 26-07-2019 Data e mbylljes:11-05-2020. Plot një vit, ndërsa ofertat ekonomike janë hapur në datë 11-05-2020. Pas “pazareve” “formaliteteve”, skemave “mafioze” e “manovrave” që u kryen, Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, më në fund, ka shpallur fituesin e këtij tenderi, kompaninë shqiptare me aktivitet Gërmime Dheu, “D&E” SHPK, që ofroi 500,000,000 lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania Turke Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti.Vjedhja e vlerës prej 500,000,000lekë ishte e parashikuara (planifikuar) që në DT (Dokumentet e Tenderit)

    15. Pra ky tender u publikua më datë 26.07.2019, (nga 3 kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë), Faza I -Parakualifikimi, ofertat ekonomike dhe mostrat e uniformave etj, nga 3 kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë, u dorëzuan më datë 11.05.2020 për Faza 2 – Ftesa për Ofertë:

    16. Më datë 26.07.2019, Ora: 09:58, publikohet nga Autoriteti kontraktues: Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Dokumentet e Tenderit, Objekti i tenderit: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit, Procedura : E kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar Fondi limit :2,800,347,570.00 lekë pa TVSH. – citohet ne shkresë, e cila u dorëzua dje nga deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.

    2. MINISTRIA E MBROJTJES

    Firma “D&E” SHPK ,si fituese tenderave të uniformave ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes që nga viti 2012 e deri më sot (2020), po të krahasosh bilancet e blerjeve me shitjet, janë në raport të zhdrejtë. Blerjet kapin vlerën 30%, ndërsa shitjet janë 70% më shumë.

    Por këtë e ka lindur nevoja që të krijojnë disa grupe “mafioze” që mashtrojnë me liçencë si persona të tillë si Petrit Kasapi, oraganizatori dhe”koka” e grupit, i cili ka patur në bisnesin e tij: Bar kafe- Restorant me emrin “Bluri”, në Lundër të Tiranës dhe në përbërje të grupit firma “D&E” SHPK me pronar të vetëm Ismail Kadiu, dhe “MARSI&AL” SHPK me bashkë ortakët Misar Tufi dhe Petrit Kasapi.

    Këto grupe të cilat shiten si kompani prodhuese veshje, por nuk janë asgjë tjetër, veçse grupe “mafioze” 4 deri në 5 vetë, të cilët menazhojnë marrëdhëniet midis zyrtarë të lartë të shtetit dhe shpërndarjen e vjedhjeve të buxhetit të shtetit, që shkojnë në xhepat e tyre dhe të zyrtarëve që i mbështesin.

    Mënyra se si veprojnë, importon mallra njëri nga pjestarët e grupit dhe i qarkullojnë nga njëri tek tjetri, për të justifikuar të ardhurat e “majme”, që krijohen nga këto vjedhje.

    Të tre këto grupe vetë ofertojnë, vetë japin çmimet dhe fitojnë të Procedurat me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

    Kjo tregon se të gjitha kontratat me Ministrinë e Mbrojtjes nga “D&E” SHPK dhe “MARSI&AL” SHPK, diferecat e çmimit midis fituesit ka qenë jo më shumë se 200,000 lekë për çdo procedurë tenderimi që nga viti 2012, kap vlerën 85 miliard dollarë, rezultojnë se këta fitues njëherë “D&E” SHPK dhe njëherë “MARSI&AL” SHPK, nuk janë as 100,000 dollarë.

    Qarkullimi i tyre ndërmjet firmave”D&E” SHPK dhe “MARSI&AL” SHPK, nën drejtimin e “kokës” së grupit kriminal, Petrit Kasapi, duke mos mjaftuar me kaq, por për të vjedhur akoma më shumë, në bashkëpunim me firmën “RISA”-2013, me seli në qytetin e Librazhdit, e cila u dënua nga organet e drejtësisë si firmë “mashtruese”, në vlerën 20 milion dollarë. Përfaqësuesi i firmës “RISA”-2013, vuan dënimin e burgut, ndërsa grupet kriminale, gëzojnë paratë e taksa paguesëve shqiptar.

    “D&E” SHPK dhe “MARSI&AL” SHPK, nuk kanë probleme me organet tatimore e doganore, sepse “sillen” mirë, nuk paguajnë detyrimet, kanë në pëdorim nga dy tre vula të ndryshme dhe kur nënshkruajnë fatura përdorin nga 2-3 firma të ndryshme,(këto janë më se e verifikueshme).

    Nga Ministria e Mbrojtjes nga këto dy firma, Është përfituar: gjithsej 8,371,396,894 lekë.

    Gazeta TemA, e botuesit Mero Baze, më datën 29 Mars 2014 do të botonte shkrimin: LETRA/ Ushtria nën mëshirën e pazareve të Imamit (Arben Imami ish Ministri i Mbrojtjes). Një grup oficersh prane Brigades Logjistike, si specialist te llogjistikes, informojë per nje problem shume shqetesues per Forcat e Armatosura. Shqetesimi ka te beje me uniformat ushtarake te kontraktuara nga dy firma kontraktore kane qene mbizoteruese per furnizimin e FA me mallra dhe sherbime. Keto firma jane D&E shpk dhe Marsi&AL shpk keto kane fituar pothuajse te gjitha procedurat e tenderimit, sic jane tenderi skrapit, i municioneve, i veshmbathjes, dhe shitjeve te objekteve ushtarake gjithashtu keto firma kane fituar tenderin e aparatit te pergjimit.

    Po ju bejme me dije se personi qe drejton firmen eshte ortaku i drejperdrejte i Z. Arben Imami sepse ka folur dhe bere presion gjithmone ne emer te ministrit. Duke emeruar Gjenerale dhe officer madhore neper detyra gjithashtu duke hequr dhe hedhur ne mes te rruges oficeret qe kundershtonin.

    Gjithashtu, Oficeret e Brigades Logjistike në këtë letër bëjnë me dije, se Tenderin e parë për blerjen e uniformave të ushtrisëi zhvilluar ne 2012, ju dhurua Firmës D&E (firma e ministrit) me vlere 1.894.490.280 leke duke shkelur te gjitha rregullat e tenderimit.

    Duke qene se pushteti ra dhe te marim cfare te marim ministri ne ikje mendoi te lidhi dhe nji kontrate tjeter pa tender dhe pa konkurnce me firmen e vet Marsi&AL me nji vlere 1.248.441.600 leke te reja per 4 vjet cdo vite nga te ardhurat me objekt Blerje kostume kamuflazhi, duke shkelur me te dyja kembet per here te pare ne historine e tenderimit duke dhene nje tender pa shpallje pa konkurence me nje vlere kaq te madhe.

    Duke ja dhene nje firme te sapo krijuar MARSI-AL qe nuk ka pasur asnjehere kontrata te tilla, por kjo firme Lindi ne momentin qe erdhi Arben Imami ne Ministrine e Mbrojtjes. Tenderin e Pare e fitoj “D&E” kurse te dytin e lidhi me “Marsi&AL”.

    Por, përkundrazi ish Ministrja e re Mimi Kodheli, dhe më pas Ministrja aktuale Olta Xhaçka, qetësisht vazhdojë akoma punën me dy kontraktorët, D&E shpk dhe Marsi&AL shpk, konkretisht duke dhënë këtyre dy firmave “fantazma” 5,025144,946 lekë që nga viti 2014, sipas llojet dhe përzgjedhja e procecedurës, llojet e procedurave të prokurimit, Procedurë me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, si më poshtë:

    Sipas vlerave të transaksioneve nga Dega e Thesarit Tiranë D&E shpk, ka përfituar 3,266,220,195 lekë me TVSH, “uniforma dhe veshje të tjera speciale” dhe “shpenzime për rritjen e AQT dhe pajisje të tjera teknike”.

    Është për tu theksuar se, nga vlera prej 3,266,220,195 lekë me TVSH, duhet zbritur vlera 106,523,952 lekë me TVSH, sepse është përfshirë blerjet e uniformave për punonjësit e policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (kontratë nr.6158/4 datë 26.08.2019), ose kërkesave për pjesmarrje, ka qenë Data 02.05.2019, ora 10.00, Vendi Ministria e Brendshme, Agjrcia e Blerjeve të Përqendruara.

    Ndërsa, Sipas Buletinit Nr.26 datë 01 Korrik 2019 të Agjencisë së Prokurimit Publik, faqet 283/632 dhe 284/632, për procedurën “Blerje uniforma pë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, në Fondit limit: 88,776,700 lekë pa TVSH, Ministria e Brendshme, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, Formulari i Njoftimit të Operatorëve Ekonomikë të Suksesshme në Marrëveshjen Kuadër (Data 25.06.2019), shpall fitues BOE “D&E” SHPK +

SUMMER CONF SRL” në vlerën 106,523,952 lekë me TVSH.

Kështu, nga Ministria e Mbrojtjes, vlera e përfituar nga D&E shpk, “uniforma dhe veshje të tjera speciale” dhe “shpenzime për rritjen e AQT dhe pajisje të tjera teknike”, që nga viti 2014, është 3,163,696,243 lekë me TVSH. (3,266,220,195 lekë – 106,523,952 lekë = 3,163,696,243 lekë me TVSH).

Sipas vlerave të transaksioneve nga Dega e Thesarit Tiranë Marsi&AL shpk, që nga viti 2015, ka përfituar 1,861,448,703 lekë me TVSH, “uniforma dhe veshje të tjera speciale”.

Kontraktori D&E shpk, përfaqësohet nga Ismail Kadiu, ndërsa Kontraktori Marsi&AL shpk, përfaqësohet nga Misar Tufi.

Ismail Kadiu me Misar Tufin janë bashkëpunëtor, në procedurat e tenderimit mbështesin njëri-tjetrin, japin oferta ekonomike për njëri tjetrin. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes sipas oreksit, shpall fitues njëherë njërin, një herë tjetrin, të dy kanë dokumentacionin përkatës:

Ismail Kadiu përdor dokumentacionin e firmës Italiane Alfreddo Grassi SPA të firmës Rumune “Summer Conf srl”, të firmës Turke”Yakupoglu Tekstil ve deri san. Tic. As. a. Vedat Yakupoglu”

Ndërsa Misar Tufi përdor dokumentacionin e firmave Turke “Yakupoglu Tekstil ve deri san. Tic. As. a. Vedat Yakupoglu”.

Madje, sipas QKB (Qendra Kombëtare e Bisnesit), Ekstrakt historik i regjistrimit tregtar për të dhënat e subjektit SH.P.K., Gjendja e Regjistrimit, rezulton se, D&E shpk dhe Marsi&AL shpk, të kenë të njëjtin nr.telefoni 0682008631, ndërsa secili prej tyre përkatësisht nga Gjendja e Rregjistrimit disa nga të dhënat i kanë, si më poshtë:

Administratori Ismail Kadiu i subjektit “D&E” shpk, Numri unik i identifikimit të subjektit(NUIS), K71804001C, Data e Regjistrimit dhe Data e themelimit 24/05/2007, Objekti e aktivitetit: 1.Imp-exp artikuj ndryshëm industriale.

2.Gërmime , ndërtime ndryshme, impiant teknologjike, etj, Import Eksport, Gjeneral kontraktor në sektorin e ndërtimeve, të tregtisë dhe të shërbimeve të prodhimit për artikuj veshje pune, ushtarake, impiante teknologjike, elektrike, kondicionimi, aspirimi dhe hidraulike. Prodhime aplikacione softëare dhe sistemesh për menaxhimin e shpërndarjes së uniformave dhe mallrave. Tregtim, armë, municione dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Ortakët Ismail Kadiu.

Administratori Ismail Kadiu i subjektit “D&E shpk”, nga Gjendja e Rregjistrimit mashtron me të dhënën: të prodhimit për artikuj veshje pune, ushtarake.???

“D&E” shpk, edhe pse miliarda lekë që ka përfituar nga buxheti Ministrisë së Mbrojtjes, nuk dispon të ketë në pronësi ambjente për rrobaqepsi, makineri e pajisje (nuk ka listë të tyre të deklaruara në organet tatimore), të prodhimit për artikuj veshje pune, ushtarake, nuk ka të siguruar punëtor (nuk ka listë të tyre të deklaruara e të derdhura në organet e sigurimeve shoqërore, që merren me prodhimin e këtyre veshjeve).

Administratori Misar Tufi i subjektit “Marsi&AL” shpk, Numri unik i identifikimit të subjektit(NUIS), L21502014C, Data e Regjistrimit dhe Data e themelimit 02/03/2012, Objekti e aktivitetit: Import-eksport, tregtim me shumicë e pakicë i artikujve të ndryshëm industrial, ushqimor, konfeksione, veshje, këpucë, material sportive, pjesë këmbimi për automjete, mobileri etj. Prodhimin me materialet e veta dhe/ose porosities, përpunimin e të gjitha llojeve të konfeksioneve të veshjeve. Tregti armë, municione dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Ortakët Petrit Kasapi.

Administratori Misar Tufi i subjektit “Marsi&AL” sh.p.k nga Gjendja e Rregjistrimit mashtron me të dhënën:

Prodhimin me materialet e veta dhe/ose porosities, përpunimin e të gjitha llojeve të konfeksioneve të veshjeve???

“Marsi&AL” sh.p.k, edhe pse miliarda lekë që ka përfituar nga buxheti Ministrisë së Mbrojtjes, nuk dispon të ketë në pronësi ambjente për rrobaqepsi, makineri e pajisje, (nuk ka listë të tyre të deklaruara në organet tatimore), për prodhimin me materialet e veta dhe/ose porosities, përpunimin e të gjitha llojeve të konfeksioneve të veshjeve???, nuk ka të siguruar punëtor (nuk ka listë të tyre të deklaruara e të derdhura në organet e sigurimeve shoqërore, që merren me prodhimin e këtyre veshjeve.

Sipas Buletinit Nr.41 datë 14 Tetor 2019 të Agjencisë së Prokurimit Publik, faqet 23/304 dhe 24/304, Ministria e Mbrojtjes hap Procedurën e hapur me objekt të kontratës: “Blerje uniforma ushtarake dhe pjesët përbërëse të tyre”, me fondin limit: 199,574,450 lekë pa TVSH.

Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor pë ekzekutimin: kontrata do të realizohet gjatë dy viteve buxhetore (2019 dhe 2020). Si afati kohor për dorëzimin e ofertave, ashtu dhe për hapjen e tyre, Data 04/11/2019, Ora 10.00, Vendi” Prokurim elektronik në faqen zyrtare të APP-së, ëëë.app.gov.al Për arsye të ndryshme, kjo procedurë është hapur më datë 10.11.2019.

Sipas Buletinit Nr.48 datë 02 Dhjetor 2019 të Agjencisë së Prokurimit Publik, faqet 64/235, 65/235 dhe 66/235, Ministria e Mbrojtjes, Formulari i Njoftimit të Fituesit;

Për: Bashkimin e operatorëve ekonomikë:

• “D&E” sh.p.k., me NUIS K71804001C dhe

• “Summer Conf srl” sh.p.k., NUIS 8145996, se:

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë bashkimin e operatorëve ekonomikë “D&E” sh.p.k., me NUIS K71804001C dhe “Summer Conf srl” sh.p.k., NUIS 8145996, krijuar me akt-marrveshjen noteriale nr. rep. 1764, nr. kol. 336, datë 08.11.2019, përfaqësuar nga shoqëria “D&E” sh.p.k. sipas prokurës së posaçme nr. rep. 1712, kol. 326, datë 31.10.2019, adresë Rruga “Milto Tutulani”, pallati “Alb Millenium:, nr. 6, kati II, Tiranë, se oferta e paraqitur, me vlerë të përgjithshme prej 199,333,400 lekë pa TVSH, është identifikuar si oferta e suksesshme për procedurën me objekt “Blerje uniforma ushtarake dhe pjesët përbërëse të tyre”.

Procedura për “Blerje uniforma ushtarake dhe pjesët përbërëse të tyre”, hapet me fondin limit 199,574,450 lekë pa TVSH, ndërsa Ministria e Mbrojtjes, shpall fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë “D&E” sh.p.k. dhe

“Summer Conf srl” sh.p.k me vlerën 199,333,400 lekë pa TVSH, (203,320,068 lekë me TVSH), sepse oferta e paraqitur prej tyre, rezulton si oferta e suksesshme nga kjo procedurë.

Por nga krahasimi i fondit limit prej 199,574,450 lekë pa TVSH që është hapur procedura, me vlerën 199,333,400 lekë pa TVSH që është shpallur fituesi, rezulton se bashkimi i operatorëve ekonomikë “D&E” sh.p.k. dhe “Summer Conf srl” sh.p.k, të jenë ulur më pak nga fondi limit me një diferencë prej 241,050 lekë pa TVSH (199,574,450 lekë minus 199,333,400 lekë baraz 241,050 lekë), ose janë ulur më pak 0,9998 %, pra nuk arrin të ulen as dhe 1% më pak nga fondi limit.

Interesant fakti! Bashkimi i operatorëve ekonomikë “D&E” sh.p.k., dhe “Summer Conf srl” sh.p.k., janë krijuar me akt-marrveshjen noteriale datë 08.11.2019, ndërsa prokura e posaçme mban datë 31.10.2019???

Sipas Buletinit Nr.48 datë 02 Dhjetor 2019 të Agjencisë së Prokurimit Publik, faqet 64/235, 65/235 dhe 66/235 (bashkëlidhur këtij materiali), në procedurën e hapur më datë 10.11.2019, me objekt me objekt “Blerje uniforma ushtarake dhe pjesët përbërëse të tyre” me fondin limit 199,574,450 lekë pa TVSH, rezulton se ka qenë pjesmarrës dhe është kualifikuar Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Marsi&Al sh.p.k., me NUIS L2502014K dhe “Yakupoglu Tekstil ve deri san. Tic. As. a. Vedat Yakupoglu”, krijuar me akt-marrveshjen noteriale nr. rep. 1612, nr. kol. 446, datë 01.11.2019, përfaqësuar nga shoqëria “Marsi & Al sh.p.k., sipas prokurës së posaçme nr. rep. 1712, kol. 326, datë 01.112019, dhe ofertë në vlerën 199,456,600 lekë pa TVSH.

Por nga krahasimi i fondit limit prej 199,574,450 lekë pa TVSH që është hapur procedura, me vlerën 199,456,600 lekë pa TVSH që është kualifikuar, Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Marsi&Al” sh.p.k., me NUIS L2502014K dhe “Yakupoglu Tekstil ve deri san. Tic. As. a. Vedat Yakupoglu”, rezulton të jenë ulur më pak nga fondi limit me një diferencë prej 117,850 lekë pa TVSH (199,574,450 lekë – 199,456,600 lekë = 117,850 lekë), ose janë ulur më pak 0,9994 %, pra dhe ky Bashkimi i operatorëve nuk arrinë të ulen as dhe 1% më pak nga fondi limit, ose “D&E” sh.p.k., është ulur më shumë se “Marsi&Al” sh.p.k., 123,200 lekë, (241,050 lekë = 117,850 lekë = 123,200 lekë).

Si përfundim:

Firmat “D&E” sh.p.k., dhe “Marsi&Al” sh.p.k., kanë përfituar gjithsej nga buxheti e Ministrisë Mbrojtjes, 8,371,396,894 lekë me TVSH, përkatësisht secila:

“D&E” sh.p.k., 5,261,506,591 lekë me TVSH (1,894,490,280 lekë + 3,163,696,243 lekë + 203,320,068 lekë = 5,261,506,591 lekë me TVSH).

“Marsi&Al” sh.p.k., 3,109,890,303 lekë me TVSH (1,148,441,600 + 1,861,448,703 = 3,109,890,303 lekë me TVSH).

Në një nga gazetat në fillim të këtij viti (2020), kishte botuar shkrimin: Kush e kryeson listën e kontraktorëve më të mëdhenj të shtetit më 2019. Me të dhëna të shpenzimeve të Thesarit të Shtetit, pasqyronte kompanitë më të mëdha të kontraktuara nga shteti për projekte investimesh publike, si dhe projektet për të cilat këto kompani kanë marrë pagesat. Kompania D&E me pronar të vetëm Ismail Kadiu është furnitori kryesor i ushtrisë shqiptare me materiale ushtarake D&E është përfituesi i gjashtë më i madh i fondeve publike për vitin e kaluar.

Nga sa më sipër, rezulton e provuar të jenë ezauruar të gjithë elementët e veprave penale të sipërcituara.

Të ndodhur përpara këtyre rrethanave kërkojmë nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit-SPAK, “Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj personave të kallëzuar, të identifikuar ose jo si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin e plotë të çështjes”.

KALLËZUES

Përfaqësuesit e Grupit Parlamentar “Demokrat”

Të fundit