Flash News

KRYESORE

Skandali i medieve/ Bie kërkesa e Unionit të Gazetarëve, Edi Rama transmetohet kudo ‘live’, vetëm një televizion e bojkotoi

Një skandal i vërtetë mund të konsiderohet vendimi i televizioneve informative në vend, të cilat kanë rrëzuar sot kërkesën e Unionit të Gazetarëve për të bojkotuar për një ditë aktivitetet e kryeministrit Edi Rama. Si reagim kundër fyerjeve të kryeministrit ndaj gazetarëve, pas seancës plenare të së mërkurës, Unioni propozoi që këtë të premte Rama të bojkotohej.

Por drejtuesit e News 24, Ora News, Report Tv dhe Fax News nuk e kanë marrë parasysh këtë kërkesë duke shkelur mbi gazetarët e tyre njësoj siç bëri kryeministri Rama.

Vetëm një televizion informativ, Abc News, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës duke bojkotuar aktivitetin e Ramës për ‘bashkëqeverisjen me popullin’. Gazetari i këtij televizioni, Indrit Maraku, ishte ndër të vetmit që i hoqi mikrofonin Ramës kur ai nisi të sulmonte atë dhe kolegët e tij.

Sulmi i vazhdueshëm/ Gazetarët e Abc News, Top Channel, BIRN, veprojnë kundër Ramës… në ‘Facebook’

Të fundit