Flash News

KRYESORE

Skandali, Ministria e Kulturës ka dhënë leje për lokal brenda parkut në Butrintin e UNESCO-s

Ministria e Kulturës ka shënuar skandalin e radhës. Pas lejes që dha për Velierën e Vangjush Dakos në Durrës, mësohet se ka dhënë leje edhe në Butrinitin e UNESCO-s. “Politikat” e saj kultuore për turizmin apo “turizmin kulturor” që kanë parasysh ndërtimin e kioskave e lokaleve brenda apo afër qendrave arkeologjike, po çojnë në degradimin dhe shkatërrimin e vlerave mijëravjeçare. Një ngjarje në kufijtë e skandalit është regjistruar në Parkun Arkeologjik të Butrintit. Në brendësi të parkut, të mbrojtur nga UNESCO, ka nisur ndërtimi i një objekti fare pranë një muri prehistorik 7 shekuj para Krishtit. Nga burime jo zyrtare mesohet se brehet fjale per nje lokal. Sipas UNESCO-s, brenda Parkut Arkeologjik nuk lejohet asnjë ndërtim. Punimet po bëhen në Akropolën e qytetit, pranë kullës Veneciane. Sakaq punetoret aty kane qene shume te rezervuar, duke deklaruar se nuk dinë për kë punojnë. Drejtori i Parkut, Gjergji Mano, konfirmon se leja për objektin është dhënë nga Ministria e Kulturës.

 

Të fundit