Flash News

KRYESORE

Skandali/ Ministria e Mbrojtjes së Greqisë përdor termin ‘Vorio Epir’ në deklaratën zyrtare

Në një kohë kur liderët e Shqipërisë dhe Greqisë pretendojnë se po punojnë për t’i dhënë zgjidhje problemeve shumëvjeçare, nga Athina bëhet një deklaratë që nuk reflekton aspak këtë klimë pozitive të pretenduar.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë greke të Mbrojtjes është përdorur së fundmi termi shovinist ‘Vorio Epir’. Bëhet fjalë për takimin që ekstremisti Panos Kammenos, ministër i Mbrojtjes, ka zhvilluar me Giorgos Sourlas, president i një organizate që ka në fokus identifimin e të zhdukurve në luftën e 1940-1941.

Në njoftimin e ministrisë greke thuhet: Ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos, u takua me Presidentin e Unionit të Fëmijëve, Familjeve dhe Miqve të Rënë gjatë 1940-1941, Giorgos Sourlas, ku u informua për progresin e kërkimeve të eshtrave të heronjve tanë, që filloi në Vorio Epir në janar të 2018-ës.”

Kjo deklaratë që rikthen pretendimet territoriale të Greqisë ndaj Shqipërisë ka dy ditë që është publikuar, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk ka reaguar ende.

Të fundit