All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Skandali në Gjermani, zyrtari i ‘AfD’: "Çdo politikan do të vepronte si Hitleri“

Skandali në Gjermani, zyrtari i ‘AfD’: "Çdo
All - Paragraf - 1

Ish-shefi i të Alternativës së të Rinjve (Jugend Alternative - JA) në Saksoni të Poshtme, Lars Steinke,  u bë i njohur në fillim të gushtit me një postim në Facebook. Ai e quante atentatorin kundër Hitlerit, Claus Schenk von Stauffenberg, si "tradhëtar". Steinke e ka humbur postin e tij si drejtues i partisë në këtë land.

All - Paragraf - 3

Afërsia e Steinkes me mendimet e nacionalsocialistëve u bë e njohur me këtë postim. Një deklarim revizionist i tij ka mbërritur edhe në ‘Deutsche Welle’ nga burime të brendshme të partisë. Në një deklaratë të incizuar, Lars Steinke thotë para një kolegu të tij se sulmi i nazistëve në Poloni, në shtator të vitit 1939, ka qenë "falsifikim i historisë". Hitleri "ka qenë i detyruar ta ndërmarrë këtë sulm". "Çdo politikan tjetër do të vepronte si Hitleri dhe do të ndërhynte në Poloni" - një argumentim i ngjashëm me atë të kohës së propagandës së regjimit të Hitlerit. Në pyetjen e DW, Steinke nuk deshi të deklarohet për këtë inçizim. Ndërkohë që as AFD nuk u është përgjigjur kërkesave të DW për prononcim.

Steinke nuk është i vetmi

Rasti Steinke nuk është i vetmi. Organizata e të rinjve të AfD po radikalizohet gjithnjë e më shumë. Edhe shërbimet e brendshme sekrete në vend kanë filluar të veprojnë kundër tyre. Në dy lande gjermane - Bremen dhe Saksoni e Poshtme - JA po vëzhgohet nga shërbimi sekret. Kufijtë e organizatës së të rinjve në AfD me ekstremisët e djathtë nuk janë të qartë, ndonëse kjo organizatë po përpiqet të ruajë nga jashtë një lloj fasade qytetare.

Udhëheqësi i të rinjve në AfD Damian Lohr paraqitet "si njeri i pastër". Ai e kritikon mbikqyrjen e organizatës së tij nga Mbrojtja Kushtetuese, me argumentimin se ato janë të "pakuptueshme". "As JA në lande dhe as ajo në nivelin e federatës nuk janë organizatë armiqësore ndaj Kushtetutës" - thuhet në një kumtesë për media. Lohr thotë se Steinke e ka humbur postin e tij dhe kundër tij është hapur një procedurë brenda partisë. "Kjo dëshmon se tendencat antikushtetuese në partinë tonë ndiqen në mënyrë konsekuente".

Lohr, i cili ka drejtuar JA deri në shkurt të vitit 2018, nuk ka pasur një qëndrim konsekuent për një kohë të gjatë - si rrjedhojë, deklarata e Steinke për sulmin e Gjermanisë së Hitlerit në Poloni nuk ka pasur kurfarë pasojash. Sipas një burimi të brendshëm, edhe drejtuesi i JA e di për këtë inçizim tonik - por deri tani nuk është ndërmarrë asgjë. Vet Steinke i tha DW se nuk llogaritë me largimin e tij nga partia apo nga kryesimi i partisë në land. Ai do të kërkojë revizion, thotë Steinke.

Përzierja e kryesisë federale

Edhe në AfD janë shkrirë kufijtë me grupet e ekstremizmit të djathtë. Në Gjermani kaherë ka nisur një debat nëse AfD duhet të mbikqyret nga Mbrojtja Kushtetuese. Politikanët mendojnë se lidhjet e partisë me grupet ekstremiste janë tepër të mëdha.

Një debat i madh po zhvillohet edhe brenda partisë për distancën dhe afrimin me radikalët e djathtë. AfD është distancuar nga "Lëvizja e Identitetit", në vitin 2016 pas bërjes publike të mbikqyrjes së kësaj lëvizje nga shërbimi sekret. Ky distancim do të duhej të vlente për partinë dhe të rinjtë e kësaj partie. Zëdhënësi i AfD, Jörg Meuthen tha për DW se "ai që bashkëpunon me Identitetin, nuk ka vend në këtë parti".

Kryesia e AfD po përpiqet t'i zbutë tendencat e radikalizimit tek të rinjtë e partisë. Damian Lohr ka kërkuar që organizatat e partisë në dy landet që po mbikqyren nga Mbrojtja Kushtetuese të përjashtohen nga partia. Vendimi do të merret në tetor, në kongresin e AfD. Kryesia e AfD duhet të veprojë, sepse një organizatë partiake të rinjve e mbikqyrur nga shëbimi sekret, nuk është e pranueshme as për këtë parti. Kryetari i partië Gauland ende po përpiqet të manovrojë. Brenda partisë ata dërgojnë sinjale se nuk do të dorëzohen para shërbimit sekret, ndërsa jashtë dërgohet sinjale se ata janë konsekuent në luftën e tyre kundër ekstremistëve të djathtë. (DW)

Të fundit