Flash News

KRYESORE

Skandali në Ksamil, Ristani: Bashkia e Sarandës ia le fajin BE-së për kanalizimet

Skandali në Ksamil, Ristani: Bashkia e Sarandës ia le fajin BE-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka evidentuar paradoksin e bashkisë së Sarandës për rastin e shpërthimit të ujrave të zeza në Ksamil. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, Ristani thotë që bashkia e Sarandës është shfajësuar dhe distancuar në njëfar mënyre nga gjithë ky skandal, duke ia lënë barrën e fajit BE-së, pasi sipas tyre investimet në kanalizimin e ujrave të zeza në Ksamil nuk janë bërë nga bashkia, por nga BE. Ndërkohë, ai bën dhe një paralelizëm të situatës kaotike në vend, sa i përket largimeve masive nga puna me urdhër nga kreu i qeverisë dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.

Statusi i plotë:

“Investimet ne kanalizimet e ujrave te zeza ne Ksamil i paska bere BE dhe nga kjo del se bashkia s'paska faj.

Nderkohe te gjithe drejtuesit e ipotekave si dhe te gjithe drejtuesit e hetimit tatimor te cilet rilindja i kishte vendosur me konkurs, kryerilindasi i largon masivisht nga detyra.

Per me teper pritet edhe reforma ne drejtesi.

Pamjet e Ksamilit, si me poshte, simbolizojne situaten.

(Vetem dy muajt e fundit mbi 20.000 shqiptare kane kerkuar azil ne France dhe Gjermani)”, shkruan Ristani.

Të fundit