Flash News

KRYESORE

Skandali në Librazhd, xhaxhai e var prej rrobash në pemë 4 vjeçarin: Ata që bëjnë faj, ‘Babloku’ i jep dënim me varje

Skandali në Librazhd, xhaxhai e var prej rrobash në pemë 4

Foto e një katër vjeçari nga fshati Dragostun i Librazhdit, të varur prej rrobash në një pemë, është duke u shpërndarë me shpejtësi në media. Është xhaxhai i të miturit, Fati Methasa, 29 vjeç, ai që ka kryer këtë akt dhe më pas foton e ka publikuar në ‘Facebook’.

“Ja ç’bën Babloku. Ata që bëjnë faj, Babloku i var, dënim me varje”, shkruan 29 vjeçari.

Sipas disa familjarëve që kanë kontaktuar me ‘Gazetën Shqiptare’, 4 vjeçari dhunohet vazhdimisht nga prindërit dhe xhaxhai, madje edhe në prani të personave të tjerë.

Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn.

Ajo që e bën këtë situatë edhe më shqetësuese janë disa komente ku të njohur të Fati Methasës i ofrohen për ndihmë në dhunën ndaj 4 vjeçarit.

Të fundit