Flash News

KRYESORE

Skandali në Pukë/ Kryebashkiaku dhunon zyrtarin demokrat, PD: Qeveria të ndërhyjë urgjentisht

Skandali në Pukë/ Kryebashkiaku dhunon zyrtarin demokrat, PD: Qeveria

Partia Demokratike ka dënuar dhunën e ushtruar sot nga kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj dhe njerëzit e tij, ndaj kryetarit të grupseksionit të PD dhe shtabit të fushatës, Demir Hyseni.

Sipas PD, Demir Hyseni ka qënë vazhdimisht nën presionet dhe kërcënimet e kryetarit të Bashkisë Pukë, të cilin e konsideron një mercenar të Mark Frrokut, por sot, me nisjen e fushatës elektorale, është bastisur dhe dhunuar prona e funksionarit demokrat.

“Pa marrë në konsideratë dokumentacionin e Hysenit që tregon ligjshmërinë e aktivitetit të tij, Kryetari i Bashkisë së Pukës, ka urdhëruar shkatërrimin e biznesit të Hysenit thjesht për motive politike.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë dhe autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore kryetarin e Bashkisë Pukë, dhe cdo polic që është bërë pjesë e urdhërave të paligjshëm dhe politik”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit