Flash News

KRYESORE

Skandali ne Sanremo, Morgan ndryshon tekstin e këngës dhe kritikon kolegun e tij Bugo; përjashtohen nga festivali

Skandali ne Sanremo, Morgan ndryshon tekstin e këngës dhe kritikon

Mbrëmë, në natën e katërt të "Sanremo 2020" ka ndodhur një skandal i cili nuk ka kaluar pa marrë vëmendje, edhe pse në skenë e konsideruan si incident.

Bugo dhe Morgan ishin dyshja që konkurronin me këngën e tyre "Sincero, janë përjashtuar pas skandalit që dhuruan në skenën e festivalit italian të këngës.

Kur Morgan nisi të këndonte dallohej qartë se kishte diçka që s'shkonte, pasi fjalët e këngës nuk ishin ato që u dëgjuan në fillim.

Ndër të tjera, Morgan dëgjohet teksa thotë:

"figura e keqe që bëre dje në darkë",

"qëllimet e tua të këqija, mungesa jote e edukatës",

"mosmirënjohja dhe arroganca jote"

"bëj çfarë të duash, por vendos këmbët në tokë"

dhe në fund: "respektoje këtë skenë dhe atë që të solli deri këtu".

Këto fjalë që Morgan po ia dedikonte kolegut të tij, e bënë Bugo-n të largohej nga skena, megjithatë, Morgan vazhdoi të këndonte derisa kënga ndaloi.

Situata e sikletshme vazhdoi edhe pas ndërhyrjes së Amadeus-it, i cili teksa ndiqte Morgan-in, iu drejtua sallës duke i thënë se diçka e tillë nuk ishte e planifikuar.

Nga ana tjetër, moderatori tjetër italian, Fiorello e kaloi me shumë mjeshtëri situatën e papritur dhe ktheu gjendjen e festivalit në normalitet.

 

Të fundit