Flash News

KRYESORE

Skandali në Vlorë, makinat qarkullojnë poshtë urës që po prishet nga eskavatori

Skandali në Vlorë, makinat qarkullojnë poshtë urës

Ndërtimi i Lungomares në Vlorë ka shkaktuar shumë probleme te qytetarët vlonjatë, por edhe te ata mijëra pushues që zgjedhin plazhet e jugut. Një i ri humbi jetën pak muaj më parë për shkak të mungesës së sinjalistikës, ndërkohë autoritetet nuk janë ndërgjegjësuar ende edhe pas asaj ngjarje tragjike.

Gazetari Enrik Mehmeti ka filmuar momentin e prishjes së një ure të një hoteli privat në Vlorë, si pjesë e projektit të Lungomares. Por autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për sigurimin e jetës së kalimtarëve. Në video shihet se si automjetet qarkullojnë poshtë urës teksa eskavatori ka nisur prishjen e saj. Mjafton një copë të shkëputet nga ura për të shkaktuar dëme të mëdha te makinat, për të mos folur për rrezikun që ajo të shembet kur poshtë saj kalojnë automjete me njerëz.

 

Të fundit