Flash News

KRYESORE

Skandali/ PD publikon prova të reja: Anëtarja e KZAZ-ësë në Vaun e Dejës, e punësuar nga kandidati socialist

Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi ka nxjerrë sot disa prova që, sipas tij, tregojnë se çdo fazë e votimeve në Bashkinë e Vaut të Dejës është e shoqëruar me paligjshmëri.

Bardhi ka theksuar se pjesë e kësaj paligjshmërie është vetë përbërja e KZAZ-së. Sipas tij, njëra nga anëtaret e KZAZ-së ka qenë Listinë Ndoja, e  cila në kundërshtim me ligjin është njëkohësisht e punësuar e kandidatit të PS-së, Mark Babani.

Neni 32 i Kodit Zgjedhor nuk lejon që një anëtar i KZAZ të jetë në marrëdhënie pune me ndonjë nga kandidatët, për të shmangur konfliktin e interesit.

“E gjithë farsa e votimeve moniste të 30 Qershorit në Bashkinë e Vaut të Dejës, është e provuar te këtë qenë e shoqëruar në çdo fazë me paligjshmëri.

Shkelje flagrante e ligjit është vetë përbërja e KZAZ. Sipas të dhënave zyrtare anëtare e KZAZ ka qenë edhe znj. Listinë Ndoja, e cila rezulton të jetë e punësuar si arkëtare zyre pranë shoqërisë “MARE ADRIATIK” shpk, që ka si ortak të vetëm, kandidatin e PS Mark Babani. Kjo bie ndesh me nenin 32 të Kodit Zgjedhor, që për të shmangur konfliktin e interesit nuk lejon që një anëtar i KZAZ të jetë në marrëdhënie pune me ndonjë nga kandidatët. Por akoma më shumë vetë kjo anëtare ka qenë edhe kandidatë për anëtare të Këshillit Bashkiak. Pra cdo vendim i KZAZ i marrë me votën e kësaj anëtarje është absolutisht i pavlefshëm dhe krejtësisht i paligjshëm.

E gjitha kjo paligjshmëri duhet të ndëshkohet. Të gjithë personat përgjegjës duhet të vihen përpara përgjegjësi.

Pandëshkueshmëria e krimeve zgjedhore të vitit 2016 dhe 2017, i jep kurajo, të njëjtëve njerëz, që edhe kur vetë kandidojnë, vetë votojnë dhe vetë numurojnë, përsëri të kryejnë paligjshmëri, përsëri të manipulojnë, përsëri të kryejnë krime, sepse ata e dinë shumë mirë sesa kohë Edi Rama është Kryeministër, drejtësia i ka duart e lidhura për të ndëshkuar bandën e organizuar që dhunon themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, deklaroi Bardhi.

Të fundit