Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandali / Polici tentoi të vrasë qytetarin, prokuroria dhe policia manipuluan dosjen
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e Policisë dhe Prokurorisë Sarandë, të cilat manipuluan një ngjarje kriminale, në përpjekje për të mbrojtur një punonjës i policisë së burgjeve dhe një punonjës të vetë Policisë së Shtetit.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua i dëmtuari Arjan Hoxha, i cili tha se mbrëmjen e 18 qershorit të këtij viti një punonjës i policisë së burgjeve ka tentuar ta vrasë me armën e shërbimit. Megjithëse kishte shumë dëshmitarë okularë, por edhe kamera sigurie, provat e kësaj ngjarje u manipuluan. Oficeri i policisë gjyqësore “zhduku” pistoletën, teksa shkroi në raport se “nuk u faktua se autori kishte përdorur armë”. Ndërkohë, nuk u sekuestruan kamerat e sigurisë, të ambienteve private dhe të kryqëzimit të bashkisë.
Gjithashtu, në pyetje u morën vetëm 3 dëshmitarë, të 3 shokë dhe miq të autorit që qëndronin në të njëjtën tavolinë. Dëshmitarët e tjerë i thanë “Fiks Fare” se autori ia drejtoi “në lule të ballit” pistoletën të dëmtuarit, duke e goditur disa herë me qytë. Por nuk mbarojnë këtu manipulimet. Inspektori i policisë së zonës, Mariglen Basha, shkruan në raportin e shërbimit se ngjarjen e ka mësuar nga Spitali Sarandë. Por, në një ballafaqim me të dëmtuarin, pranon se ka qenë dëshmitar okular në lokalin ku ndodhi tentativa e vrasjes.
Denoncimi: Autori polic burgjesh
Denoncuesi tha për Fiks Fare se mbrëmjen e datës 18 qershor 2020 qëndronte në ambientet e një lokali në lagjen nr.3 në Sarandë. Ai u konfliktua me një punonjës të policisë së burgjeve, i quajtur Sajmir Hima. “Ai ishte i pirë. S’kisha konflikt më parë. Më ka ofenduar, më ka kërcënuar dhe në fund më ka drejtuar edhe pistoletën. Në lokal kanë qenë prezent 3 punonjës policie, njëri quhet Sokol Sinani, tjetri inspektori i policisë së lagjes Mariglen Basha. Sokol Sinani dhe polici i burgjeve kanë qenë në një tavolinë, janë miq me njëri tjetrin. Ka qenë kunati i Sokolit, Besnik Qorri, dhe një person tjetër me emrin Arben” thotë denoncuesi. Më tej pohon se në një moment, autori e ka sharë, kërcënuar dhe goditur me qytën e pistoletës. “Nxori pistoletën dhe ma drejtoi mua. Dëshmitarët e tjerë u larguan kur nxorri pistoletën. Polici i rendit i thoshte hiqe armën se do të marrë patrullën. Më qëlloi me qytën në rrëzë veshi, pasi më kishte goditur edhe kunati i tij me grusht. Kisha dëmtime pas koke. Unë në moment që kisha humbur ekuilibrin dhe pasi kisha rënë në shesh, më qëllonte dhe drejtonte pistoletën, do të q… ropt, po tani, do të vras!” pohon z.Arjan Hoxha.
Më tej pohon se në lokal ka qenë edhe Mariglen Basha, inspektor i policisë së zonës. “Në momentin që isha shtrirë dhe më godiste pa pushim, ai është drejtuar me fjalët ‘hiqe armën se do marrë patrullën’. Nuk bëri asnjë veprim tjetër, as të na ndante. Më pas ka shkuar patrulla e policisë në lokal dhe inspektori i zonës është larguar. Pas ngjarjes kemi shkuar në një lokal tjetër që të pastroheshim. Dola dhe pashë që kishte shumë policë atje dhe më kërkonin të mos bëja denoncim. Më pas shkova në spital dhe kam kontrolluar kokën. Edhe sot kam dhimbje. Unë nuk i di veprimet të mëpasshme të punonjësit të policisë” vijon denoncuesi, teksa pohon se autori ishte në gjendje të keqe, skizofren komplet. Më tej sqaron edhe momentin që ka ndërhyrë inspektori Basha, teksa pohon se “detyroi policin e burgjeve të më hiqte armën nga koka, por nuk e arrestoi atje”.
“Presione për të tërhequr denoncimin”
I dëmtuari pohoi se ka pasur shumë presione që të tërhiqte denoncimin. “Ka ardhur babai i autorit më ka kapur që ta tërheq denoncimin, më janë ofruar edhe lekë. U thashë që nuk e kam kokën në shitje. Ai erdhi më mori jetën për qejf, nuk pranova. E lashë se ngjarja ishte në prani të 15 dëshmitarëve, kamera ka, lokali është 50 metra larg policisë, edhe kamera e objektit që isha unë, kamera e lokalit përballë, kamera e kryqëzimit e vendosur nga bashkia. Ngjarja ka qenë në derën e policisë” thotë ai, ndërsa analizon edhe veprimet e OPGJ-së, Kastriot Xhaferri. “Shkruan në dokumente se s’ka kamera. Dëshmitarë janë pyetur vetëm personat që kanë qenë me të në tavolinë. Një ndër ta polici Sokoli Sinani. Edhe këta me kontradikta. Sinani ka deklaruar se autori po shante me vete se ishte në punë në darkë. Për armën kishte thënë s’pashë gjë. Kurse Arbeni ka deklaruar sikur unë kam bërë sherr me kunatin e tij, jo me autorin!” thotë ai. I dëmtuari pohon se prokuroria nuk thirri asnjë person për tu pyetur, përveç atyre që ishin në tavolinë me të. “Prokuroria vendosi pushimin e çështjes me arsyen që s’ka prova. Dyshoj për manipulime? Jo manipulime, po është mbuluar dielli fare! Unë tani detyrohem që të paguaj edhe shpenzimet gjyqësore. Kam kërkuar që të pyeten 4 dëshmitarë të tjerë që kanë qenë atje, por edhe të tjerë. S’është pyetur asnjë” përfundon ai.
Dëshmitarët e pa pyetur nga prokuroria: Autori me armë!
Ngjarja është hetuar nga Prokuroria e Sarandës, pikërisht nga prokurori Sali Hasa. Në vendngjarje ka pasur disa kamera sigurie, ka pasur një biznes aty pranë. Por, edhe në një kryqëzim, kamerat e vendosura nga bashkia e Sarandës. Por çuditërisht, në dosja nuk figuron asnjë provë materiale nga këto filmime. Gjithashtu, në lokal kanë qenë 15 persona, ndërkohë në dosje figurojnë vetëm 3 dëshmitarë. Pra, 3 dëshmitarë që kanë mbajtur anën e autorit. Fiks Fare bisedoi me disa dëshmitarë të tjerë të kësaj ngjarje, për të mësuar se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e datës 18 qershor 2020. “Fillimisht, ata janë zënë brenda në lokal. Kanë dalë jashtë dhe janë zënë edhe aty. Autori ka qenë me kunatin e tij. Arsyen se di, e ka ngacmuar ai polici. Është polic i burgjeve, atje ka qenë civil. Ka nxjerrë pistoletën dhe e ka gjuajtur në kokë Arjan Hoxhën. E ka qëlluar me qytë pistoletë dhe ja ka drejtuar edhe pistoletën. Se di nëse kanë pasur apo jo konflikt më para. Ngjarja ka zgjatur rreth 10 minuta. Për 20 minuta dhe policia s’kishte ardhur akoma. Ikëm ne, kaluam më vonë dhe ishte policia atje. U çuan për ti ndarë, por në momentin që panë armën, u larguan të gjithë. Normalë, më mirë një grusht më shumë sesa një plumb. Kur ndodhi ngjarja kanë qenë më shumë se 10 persona. Kamera ka përreth, kryqëzimi. Nga qershori deri në fund të shtatorit s’më ka thirrur asnjë për të dëshmuar. Nëse do më kishin thirrur do kisha vajtur” tha ai. Fiksi siguroi edhe një bisedë mes të dëmtuarit dhe 3 dëshmitarëve të tjerë. Ata pranojnë se autori kishte armë. “Nxori armën, i thashë ça bëni, ik e foli atij. Qe një polic civil. Inspektori i zonës që ndërhyri. Ai ja kapi dorën (autorit). Ai mund ta ketë mbajtur nja 1 minutë pistoletën, e nxori që kur ishte… ja drejtoi këtij në kokë pistoletën. Inspektori u step ca kohë, pastaj ndërhyri, ia hoqi armën” thonë ata, ndërsa shtojnë se “polici mund të vriste mbi 10 veta” pasi ishte i dehur.
Por, këto fakte nuk janë hetuar nga Prokuroria e Sarandës, pasi i dëmtuari nuk ka marrë në kohë aktet hetimore. “Kërkoja dosjen në prokurori. Jo me shkrim, jo do vish herë tjetër. Dhe kur shkova herë tjetër, ai e kishte mbyllur, pushuar” thotë z.Hoxha. Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38