Flash News

KRYESORE

Skandali me pronat e shtetit, si i përfitoi 3300 m2 në Ishull Shëngjin futbollisti i Vllaznisë

Skandali me pronat e shtetit, si i përfitoi 3300 m2 në Ishull

Pjesë e dosjes së tjetërsimit të pronave në Shëngjin të Lezhës është edhe futbollisti i Vllaznisë, Renato Malotaj. Sipas vendimit të gjykatës, që ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ky i fundit rezulton të ketë regjistruar një sipërfaqe prej 3300 metër katrorë në Ishull Shëngjin, te Mali i Rencit.

Kjo pasuri shtetërore e llojit ranishte rezulton të jetë tjetërsuar dhe është kthyer në “arë”. Në këtë formë është regjistruar nga Zyra e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme në Lezhë.

“ZVRPP Lezhë me urdhër të regjistruesit ka miratuar urdhrin për ndarjen e pasurisë 1003/A, më pas është nxjerrë urdhri për korrigjimin e kësaj pasurie në emër të shtetasit Renato Malotaj. Më pas është nxjerrë urdhri për regjistrimin e kësaj pasurie në emër të shtetasit Renato Malotaj. Kërkesa është pranuar nga juristi Ermando Jakaj, e më pas nga Malotaj janë kryer veprime juridike për kalimin e pronësisë së pasurisë shtetasve të tjerë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lezhës.

Malotaj vijon të jetë person në kërkim me masën “Arrest me burg”, që ende nuk është ekzekutuar nga policia./Panorama/

Të fundit