Flash News

KRYESORE

Skandali me pronat në Lezhë, pas 12 zyrtarëve, arrestohet një tjetër i kërkuar

Skandali me pronat në Lezhë, pas 12 zyrtarëve, arrestohet

Pas 12 zyrtarëve të arrestuar, policia e Lezhës ka vënë në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh, lidhur me skandalin e tjetërsimit të pronave të shtetit në bregdet.

Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4”, në pranga ka rënë Nikoll Tinaj, 58 vjeç , banues në Ishull Shëngjin – Lezhë. Ai akuzohet për falsifikim kadastral të tokës, nga pyjore dhe ranore që është në të vërtetë, në zonë pemëtore dhe arë.

Pas kësaj, toka u është dhënë në bazë të ligjit 7501, katër personave, Frrok Frrokut, Vasil e Pjetër Gjoni dhe Nikoll Tinaj, të cilët nga verifikimi i Prokurorisë rezultojnë se nuk janë fare banorë të zonës tek Rana e Hedhun, njësia administrative Mali i Rencit, por janë banorë të një njësie tjetër administrative të Lezhës dhe si të tillë nuk mund të përfitonin atë toke në bazë të ligjit 7501. Por, ata janë regjistruar si pronarë nëpërmjet falsifikimit të certifikatave të gjendjes civile.

Ndaj Tinajt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.104 datë 26.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .

   

Të fundit