Flash News

KRYESORE

Skandali, regjisori Pirro Mani tha se i kishin falsifikuar firmën, ministrja Kumbaro e falënderon për firmosjen e peticionit

Pak ditë më parë, një listë e cila mbante firmën e 65 artistëve ju drejtua krerëve më të lartë të shtetit, përfshi edhe ministren e Kulturës dhe kryebashkiakun e Tiranës, ku shprehnin dakortësinë për ndërtimin e një teatri të ri Kombëtar.

Në listë ishte edhe emri i aktorit dhe regjisorit të mirënjohur shqiptar, Pirro Mani. Por firma e tij, rezultoi e falsifikuar. Kjo u konfirmua nga bashkëshortja e tij, Pavlina Mani, gjithashtu aktore e njohur e skenës shqiptare. ajo u shpreh në një prononcim për gazetën ‘Shekulli’ se burri i saj nuk e ka firmosur atë letër sepse ka 10 vite që nuk lëviz nga Amerika. “Pirro Mani ka 10 vjet që s’ka lëvizur nga Amerika. E çfarë firme mund të ketë vënë ai kur s’është këtu?! Lereni të qetë se është në fund të viteve të jetës së tij, është i sëmurë. Ne nuk merremi me këto gjëra, aty në plan të parë nuk është çështja te ndërtimi i teatrit, aty bëhet luftë politike dhe ne jemi kundër politikës, me asnjë parti nuk jemi. Si Pirro, si unë! Edhe përderisa në këtë punë ka futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asnjë gjë. Ne jemi artistë, nuk jemi politikanë! Ne nuk jemi as për prishjen e teatrit. Ne jemi për teatër, të ekzistojë teatri. Të ekzistojë edhe një teatër i ri, godinë e re, të ekzistojnë 2-3 teatro për Tiranën, se e meriton ai vend të ketë teatro siç e ka gjithë bota”, është shprehur Pavlina Mani.

Por si të mos mjaftonte ky skandal, është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila e çon edhe më tej. Në një postim në rrjetin social Facebook, Kumbaro falënderon Pirro Manin, siç thotë ajo ‘te cilet sot mendojne e mbeshtesin bashkepunimin per Teatrin e se Ardhmes’.

Postimi i Kumbaros

Të fundit