All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Skandali seksual me profesorin e gjimnazit në Fier, vjen reagimi i vonuar i Besa Shahinit, por sulmon mediat

All - Paragraf - 1

Disa ditë pas skandalit seksual të denoncuar nga emisioni investigativ ‘Stop’, ku një mësues i shkollës së mesme të Liceut Artistik ‘Jakov Xoxa’ në Fier ngacmonte seksualisht një nxënësen e tij, vjen reagimi i ministres së Shëndetësisë, Besa Shahini.

All - Paragraf - 3

Në reagim, Shahini fokusohet më shumë duke sulmuar mediat, që sipas saj ‘jetët e grave dhe vajzave të shkatërrohen nën peshën e kazanit mediatik, duke u bërë publike identitetet e plota e duke spekuluar me ditë të tëra për detaje të abuzimit.

“Shfrytëzimi i viktimave të abuzimit apo neglizhencës, për arsye të tërheqjes së vëmendjes apo vetë-promovimit, është poshtërsi. Po të kishin interesin e të abuzuarve në mendje, nuk do t'i nxirrnin në media me identitet të plotë duke spekuluar me ditë të tëra për detaje të abuzimit.

Kam mbi dy vite në Shqipëri që shoh jetët e grave dhe vajzave të shkatërrohen nën peshën e kazanit mediatik, dhe jo vetëm! Të gjithë ne kemi detyrimin të ngrejmë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur. Por në këtë proces nuk guxojmë të thellojmë dëmin ndaj të dëmtuarit.

Asnjë rast i dhunës dhe abuzimit nuk tolerohet! Sidomos në shkollë! Masat e rrepta që kemi ndërmarrë për parandalim dhe dënim e reflektojnë këtë!

Dua të nënvizoj edhe një herë: shfrytëzimi i viktimave të abuzimit për përfitim të vëmendjes është abuzim në vete. Ndaj edhe këtë formë të abuzimit do të bëj çmos ta luftoj!”, shkruan Shahini në facebook.

Të fundit