Flash News

KRYESORE

Skandali sipas “The Jerusalem Post”: SHBA bllokoi anëtarësimin e Kosovës në ‘Interpol’, u tradhtua nga Rusia

Skandali sipas “The Jerusalem Post”: SHBA bllokoi

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, vendim që do të përbënte skandal në çdo vend tjetër aleat.

Sipas prestigjiozes “The Jerusalem Post”, Uashingtoni kishte organizuar një plan, ku bllokimi i Kosovës do të shkëmbehej me bllokimin e anëtarësimit të Palestinës në Interpol, por strategjia e amerikanëve doli e dështuar, pasi Prishtina ndodhet sot jashtë organizatës së rëndësishme, ndërsa palestinezët u bënë anëtarë.

SHBA kishte përgatitur strategjinë ku parashikohej shtyrja e çdo kërkese për anëtarësim në Interpol, të paktën për një vit, në mënyrë që organizata policore të miratonte kërkesa të reja për shtetet që synojnë bashkimin me organizatën.

Amerikanët propozuan pesë amendamente ku kërkohej shtyrja e shqyrtimit të kërkesës së Palestinës për vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, në Prishtinë kishte nisur presioni ndaj qeverisë, e cila kishte hedhur kandidaturën për anëtarësim, por në fund u tërhoq pasi amerikanët ua bënë të qartë se kosovarët nuk do e kishin votën e tyre.

Britania e Madhe, Gjermania, Hollanda dhe Izreali e mbështetën këtë plan të SHBA-së, e cila mendonte se kishte edhe mbështetjen e Rusisë, Kinës dhe Serbisë. Nga ana tjetër, plani u kundërshtua ashpër nga Turqia, Irani dhe Iraku.

Por ditën e votimit, asnjë nga amendamentet e SHBA-së nuk u votua, ndërkohë që kërkesa e Palestinës mori votat e mjaftueshme për të kaluar. Zyrtarët amerikanë hodhën menjëherë dyshimet nëse Rusia kishte vepruar apo jo ashtu siç ishte rënë dakord fillimisht për mosanëtarësimin e Kosovës dhe Palestinës.

Ndërkohë, anëtarët e Kongresit kanë nisur të kërkojnë shpjegime për këtë situatë.

“Strategjia diplomatike e Amerikës në Interpol dështoi qartë dhe ne nuk e kemi një plan ‘B’. Ky është një vendim me ndikim real në të gjithë botën i administratës së politikës së jashtme të Trump. Rusia dhe Kina na e hodhën, ndërkohë palestinezët janë tani pjesë e Interpolit dhe aleati ynë, Kosova, nuk është”, ka deklaruar për  “The Jerusalem Post”, anëtari i Komitetit për Politikën e Jashtme Eliot Engel.

Nga Qeveria e Kosovës nuk u dha asnjë arsye për tërheqjen nga Interpol.

Kosova sërish në tryezën e të mëdhenjve, SHBA dhe Rusia gati të përfshihen në dialog, Gjermania zëvendëson BE-në

Të fundit