Flash News

KRYESORE

Skandali Tahiri, Pandeli Majko: Na ka vendosur në një pozitë shumë të vështirë

Skandali Tahiri, Pandeli Majko: Na ka vendosur në një pozitë

Skandali ku është përfshirë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka vendosur deputetët e Partisë Socialiste në një pozitë shumë të vështirë, por kjo në pikëpamjen njerëzore dhe jo politike, sipas ministrit të Diasporës, Pandeli Majko.

Në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News 24, Majko refuzoi të merrte në mbrojtje kolegun e tij, por as t’i vendoste këmbën në zverk, siç u shpreh ai.

“Në politikë je i detyruar të ballafaqohesh me lloj-lloj procesesh, të jesh rrufepritës për gjëra që nuk do të doje as t’i dëgjoje, por ne jemi para një situate të tillë. Dua të flas si Pandeli e pastaj si deputet. Nuk kam pasur ndonjë miqësi shumë të veçantë me Saimirin, por nëse ka pasur një gjëq ë më ka pikëlluar, ka qenë gjithë kjo histori, sidomos në PS e Tiranës, që Saimiri e ka drejtuar për 11 vjet, na ka vënë në një pozitë, njerëzisht, shumë të vështirë. As dua as ta mbroj, as duat’i vë këmbën në zverk tani që është në një ditë të vështirë. Besoj se më mirëkupton”, ka deklaruar Majko.

Të fundit