Flash News

KRYESORE

Skandali i ujrave të zeza në Ksamil, deputetja demokrate sulmon ashpër Ramën: Tollumbacja shpërtheu në kulmin e sezonit turistik

Skandali i ujrave të zeza në Ksamil, deputetja demokrate sulmon

“Tollumbacja e bumit turistik shpërtheu në kulmin e sezonit turistik dhe në zonën më të frekuentuar të Shqipërisë” kështu shkruan deputetja demokrate Dhurata Çupi lidhur me skandalin e një dite më parë të shpërthimit të ujrave të zeza në Ksamil.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Çupi sulmon ashpër kryeministrin Edi Rama teksa shkruan se faktet vërtetojnë se kjo qeveri e korruptuar.

“Kjo është edhe arsyeja që renditemi pas Ruandës për cilësinë e investimeve” shkruan Çupi.

Statusi i Çupit:

Kryeministri Turist

Tollumbacja e bumit turistik shpërtheu në kulmin e sezonit turistik dhe në zonën më të frekuentuar të Shqipërisë.

Faktet vërtetojnë se kjo qeveri e korruptuar, nga Kryeministri deri te kryetarët e tij të bashkive, investojnë me klientelë dhe me favorizime. Nuk ka si shpjegohet ndryshe investimi në Ksamil , që solli ndotjen e detit , dështimin e sezonit turistik në këtë zonë si për turistët dhe biznesin. 

Kjo është edhe arsyeja që renditemi pas Ruandës për cilësinë e investimeve.

Turizmi nuk zhvillohet me fasada , palma , pedonale apo forma të tjera grimi.

Turizmi zhvillohet me investime cilësore në Rrugë , ujesjellës-kanalizime apo vepra publike të tjera që rritin cilesinë e jetës.

Partia Demokratike me kohë i ka parashikuar këto rezultate të padëshiruara për turizmin e vendit tonë. 

I bëj thirrje Prokurorisë dhe organeve audituese të hetojnë çdo lek të buxhetit të shtetit të abuzuar në dëm të imazhit turistik të vendit .

 

Të fundit