Flash News

KRYESORE

Skandali i zbuluar nga shtypi gjerman/ Kolosët Mercedes, Volkswagen dhe Bmw, eksperimente me gazrat e shkarkimit me kavie njerëzore

Gazrat  e shkarkimit të veturave me naftë të kolosëve gjermanë nuk janë provuar vetëm te majmunët, por edhe mbi kaviet njerëzore. Një gjë të tillë e shkruajnë Sueddeutsche Zeitung dhe Stuttgarter Zeitung, duke zbuluar detaje të reja për testet ku janë të përfshira Volkswagen, Daimler dhe Bmw. Por Daimler-i është distancuar menjëherë nga ky rast i ri. Sipas mediave, Shoqëria e Kërimit Evropian për Mjedisin dhe Shëndetin në Transport, e themeluar nga 3 kolosët e automobilëve, ka kryer “një studim të shkurtër fyrmëmarrjeje me oksid azoti mbi personat e shëndetshëm”.

"Njëzetëepesë persona i janë nënshtruar kontrolleve pranë klinikës universitare të Aachen pasi kishin thithur, për disa orë, dhe në koncentrate të ndryshme, të oksidit te azotit”, shkruan Sz. Duke i qëndruar raportit të vetë shoqërisë së kërkimit (Eugt) që ka kryer eksperimentet, dhe që citohet nga gazeta, te pacientët nuk janë shfaqur pasoja nga çlirimi i gazrave. Vetë shoqëria, ndoshta edhe në kuadër të “dieselgate”, më pas u shkri në vitin 2017.

 

Të fundit