Flash News

KRYESORE

Skandali/Gjykata e Strasburgut: Qeveria e Ramës shkeli të drejtat e njeriut, të dëmshpërblejë banorët me 13 mln euro

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar qeverinë Rama për çështjen e pallatit të shkatërruar në Vlorë në 2013-tën për ndërtimin e ‘Lungomares’, duke e konsideruar si shkelje të të drejtave të njeriut.

Në mënyrë unanime Gjykaka e Strasburgut urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërbleje familjaret e dëmtuar nga shembja e pallatit. Bazuar në vendimin e gjykatës, qeveria shqiptare duhet të paguaje 13 milion euro për shkatërrimin e pallatit që ishte me leje.

Vendimi i gjykatës së Strasburgut hap një precedent për çdo qytetar prona e të cilit shkatërrohet në mënyrë të paligjshme nga qeveria.

Kompleksi “Jon” në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë është rrafshuar përfundimisht pas marrjes së pushtetit nga Rama në vitin 2013. Pallati i shembur shkaktoi debate të shumta, duke çuar çështjen dhe në Strasburg.

 

Të fundit