Flash News

KRYESORE

"Skandaloze sjellja rrugaçërore e Bushatit”, PD-LSI bëhen bashkë, firmosin për ndëshkimin e Ministrit të Jashtëm

Deputetët demokartë dhe të LSI-së,  anëtarë të Komisionit të Integrimit Europian shprehen se janë të skandalizuar nga sjellja e Ditmir Bushatit.  Duke  ndjekur procedurat e eRregullores së Kuvendit, deputetët kërkojnë që të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati, që sipas tij pati një sjellje rrugaçërore ditën e sorme, në mbledhjen e Komisionit të Integrimit. 

Deklarata e anëtarëve të Komisionit të Integrimit Europian:

Ne, anëtarët e Komisionit të Integrimit Europian, tëskandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit DitmirBushati, Ministër për EPJ gjatë dëgjesës së tij  para Komisionit, sot, e martë, 17 tetor  2017, shprehemi si me poshte vijon:

Pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë tëpaprovokuar, Bushati në mungesë të argumentave dhe sipasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje tëvetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, z.Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetëtë tjerë të opozitës .

Ne, anëtarët e Komisioinit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt  jo vetëm si shprehje të sjelljes personale,por edhe institucionale të Ditmir Bushatit.

Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apoçdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi  dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila   nuk do të tolerohet më nëKomisionin tonë.  

Ne do ndjekim procedurat e Rregullores së Kuvendit që të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati.

 

Kejdi Mehmetaj

Aldo Bumçi

Grida Duma

Vangjel Dule

Jorida Tabaku

Viktor Tushaj

Genc Pollo

Të fundit