Flash News

KRYESORE

‘S’kanë të mbaruar kodrat me plehra’, Rama u bën jehonë punës së bashkive socialiste të dala nga 30 qershori

Kryeministri Edi Rama vazhdon fushatën e punës që, sipas tij, kryebashkiakët socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit po bëjnë në disa prej bashkive të vendit.

Në një postim në facebook hedhur pak minuta më parë, Rama ka publikuar disa foto ku shihen makina dhe punëtorë që pastrojnë plehrat.

“Në Pogradec, Vaun e Dejës, Mat, Kukës, ku s’kanë të mbaruar kodrat me plehra, të krijuara në një periudhë të gjatë braktisjeje të detyrës e të shërbimeve ndaj komunitetit, në bashkitë ku 30 qershori i hapi rrugë një katërvjeçari qeverisjeje të përgjegjshme, me sytë tek e ardhmja e tek qytetarët pa dallim”, shkruan Rama.

Të fundit