Flash News

KRYESORE

Skema e Operacionit 'Ari i bardhë'/ Italianët asgjësojnë bandën e shqiptarëve me 35 milion euro xhiro

“Ari i bardhë” quhet operacioni i Guardia di Finanza në Leko afër Komos, i cili asgjësoi një grup kriminal  të përbërë nga 11 shqiptarë dhe tre italianë, të cilët vepronin në Lombardi, zonën veriore të Italisë.

Sasia e përllogaritur e kokainës së trafikuar është thuajse 950 kilogramë që kap një vlerë monetare në tregun e blerjes prej 35 milion eurosh.

Droga hynte në Itali nëpërmjet kamionëve nga Spanja dhe Holanda dhe lënda narkotike fshihej në mes të mallrave. Automjetet ishin të regjistruara në emër të një kompanie transporti në Kantu, provincë e Komos, pronari i të cilës është shtetasi shqiptar me inicialet N.F., i lindur në 1962,  i cili dyshohet të jetë kreu i bandës.

Hetimet mbi këtë organizatë kriminale kishin nisur në vitin 2015, kur shoferi shqiptar i njërit prej kamionëve, Indrit Taipi, i datëlindjes 1985, u ndalua nga forcat e rendit me 20 kg kokainë dhe 200 mijë euro cash.

Banda ishte e mirëorganizuar duke arritur të  “diversifikonte” aktivitetin e saj nëpërmjet importit dhe trafikimit të hashashit.

Të fundit