Flash News

KRYESORE

Skema e Ramës në Afrikë. Qeveria e Ugandës: Qendër biznesi 36 katëshe në vend të Teatrit Kombëtar

Skema e Ramës në Afrikë. Qeveria e Ugandës: Qendër

Një betejë e ngjashme me atë të Tiranës po ndodh edhe në kryeqytetin e Ugandës, Kampala. Komuniteti artistik është ngritur në këmbë kundër idesë për prishjen e ndërtetsës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në vend të tij të një qendre komerciale prej 36 katesh. Teatri  ekziston prej 60 vitesh dhe konsiderohet si një nga ikonat e kryeqytetit ugandez. Ashtu si Teatri Kombëtar i Tiranë ai shihet si pjesë e trashëgimisë dhe e influencës së huaj. Nëse TK në Tiranë i përket ndikimit kulturor italian, ai në Kampala shpreh influencën britanike në vendin afrikan. Uganda ka qenë pjesë e perandorisë britanike në të kaluarën.

Plani i qeverisë parashikon shembjen e ndërtesë së vjetër dhe ndërtimin e së 36 katëshit, një plan i cili nuk gjen mbështetje në publik.

Qeveria kërkon të nxjerrë më të mirën preej tokës ku ndodhet Teatri në qendër të kryeqytetit, shkruan revista The East African. Artistet kerkojne qe ndertesa te rikonstruktohet.

Sipas administratorëve të Qendrës Kulturore Kombëtare të Ugandës që menaxhon Teatrin, "toka është me shumë vlerë dhe e nënpërdorur gjë që ka tërhequr dhe vazhdon të tërheqë investitorë shumica e të cilëve janë për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës".

Vini re te fjalia e fundit ngjashmëritë me rastin e investitorëve shqiptarë.

 

 

 

Të fundit