Flash News

KRYESORE

Skema e re e Bashës për Sekretarët: Pse mungojnë Ristani, Duma, Bozdo, Kadilli etj. në garën e 'parisë' demokrate

Skema e re e Bashës për Sekretarët: Pse mungojnë Ristani,

Kandidaturat e ofruara nga kryetari demokrat, Basha, për të garuar për postet e Sekretarëve të partisë, nga i Përgjithshmi, që mbahej nga Ristani dhe deri te Marrdhëniet me Publikun nga Grida Duma, kanë shkaktuar habi.

Emrat në listën e shpallur dje nga selia blu kanë qenë kryesisht teknicienë, pa aktivitet të ngjeshur terreni partiak, ose emra të panjohur për opinionin publik. Më të njohurit ndër ta janë Gazment Bardhi dhe Çlirim Gjata, të dy juristë, që do të konkurojnë për dy nga detyrat më të rëndësishme në strukturën e brendshme të PD.

Burime në selinë blu thonë se kryetari Basha ka zgjedhur të zbatojë skemën gjermane të partisë simotër CDU duke ua lënë 'punët e partisë' teknicienëve. Profilet politike, siç janë rasti i Ristanit, Dumës, e të tjerëve që kanë mbajtur postet e Sekretarëve që nga koha e ardhjes së Bashës në krye të PD, do të mbikqyrin punët në terren duke pasur një zonë apo një qark elektoral, apo në rastin kur janë deputetë, do të përfaqësojnë PD brenda këtij profili.

Sipas burimeve, Sekretarët e PD, në rastin e ardhjes në pushtet do të jenë pjesë e kabinetit të Bashës kryeministër, pra stafi i afërt që do ta asistojë në operacionet e përditshme qeveritare.

Të mbeturit jashtë garës për postet e Sekretarëve do të synojnë dhe do të kenë ambicie për listat e kandidatëve për deputetë, si edhe një vend në qeverinë e ardhshe 'Basha'.

Të fundit