Flash News

KRYESORE

Skema e re e financimit të fermerëve, Rama korçarëve: Hiqni dorë nga patatet, nuk janë të preferuara

Skema e re e financimit të fermerëve, Rama korçarëve:

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një takim në Universitetin Bujqësorë të Tiranës ku ka folur për skemat e reja mbështetëse financiare të fermerëve.

Në fjalën e tij Rama iu përgjigj fermerëve të Korçës duke ju thënë të heqin dorë nga Patatet pasi ato që kultivohen në atë zonë nuk janë të preferuara, duke i orientuar ata drejtë pemëtarisë.

“Ne vend se te mbaroni masterin e te rrini te kafja e te prisni ndonjë pune shteti, shikoni mundësitë qe te bëheni të aftë që duke mbështetur, ndihmuar fermerët si konsulentë të merrni ju fitimin nga projekti fitues”, tha Rama.

Rama i ka kthyer edhe përgjigje ankesave të fermerëve të Korçës që ankohen se patatja e tyre nuk ka treg për tu shitur.

“Në Korçë ka një problem, mbiprodhim të patates, s’ka treg dhe të gjithë shikojnë nga shteti a thua se qeveria do të shkojë t’u blejë patatet. Në një treg të lirë me konkurrencë të hapur, ka disa arsye pse ata që kanë mbjellë patate duhet të heqin dorë dhe s’duhet të rrinë të mendojnë që s’u shitet se shteti s’është në gjendje ta bëjë të mundur. Ajo është patate e bardhë që së pari është më pak e preferuar se patatja e Kukësit dhe del kur del patatja e dytë e Divjakës dhe janë të dënuar ta mbajnë pataten në stoqe, duhet të kalojnë te pemëtaria, mollët. Kjo do të thotë informim, nëse dikush ka pasion të mbjellë banane në Alpe le ta bëjë, por s’mund të kërkojë mbështetje financiare nga ne”, deklaroi ndër të tjera ai.

 

Të fundit